Ilir Meta përkujton martirët e 2 Prillit: Lavdi për dëshmorët e demokracisë

Ilir Meta përkujton martirët e 2 Prillit: Lavdi për dëshmorët e demokracisë

11:50, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjetet sociale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përkujtuar katër martirët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u ekzekutuan më 2 prill 1991 gjatë mbrojtjes së zgjedhjeve të lira.

Meta theksoi se sakrifica e tyre, së bashku me shpirtin antikomunist të Shkodrës, mbetet udhërrëfyes në përpjekjet për të mbrojtur lirinë, pluralizmin politik dhe votën e lirë. Ai gjithashtu bëri thirrje për bashkim kundër asaj që e quajti “Narkodiktatura” që, sipas tij, pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Shkodra ka qenë dhe do të mbetet burim frymëzimi në rrugëtimin drejt Lirisë dhe Demokracisë,” përfundoi Meta. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të 2 Prillit.

Postimi i plotë:

Nderojmë sot, me përulje dhe mirënjohje të thellë, veprën dhe kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, të cilët u ekzekutuan pabesisht më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Sakrifica e tyre sublime, bashkë me shpirtin e pathyeshëm të Shkodrës antikomuniste, mbetet një udhërrëfyes i përhershëm në përpjekjet tona për të mbrojtur, me çdo kusht, lirinë, pluralizmin politik, votën e lirë dhe dinjitetin e çdo shqiptari.

Në një kohë kur liritë dhe të drejtat themelore janë më të rrezikuara se kurrë, amaneti i katër Martirëve na thërret të bashkohemi kundër Narkodiktaturës, që po pengon të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe që meriton të shembet nën këmbët e sovranit.
Shkodra ka qenë dhe do të mbetet një burim i pashtershëm frymëzimi në rrugëtimin tonë drejt Lirisë dhe Demokracisë.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të 2 Prillit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco