Fjalët banale të Ramës/ Malkaj: Do futet në 'hale', nga krimet që ka kryer, nuk po gjen rrugëdalje…

10:04, 01/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori Mehdi Malkaj ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste në Kafe Shqeto në Syri TV.

Malkaj deklaroi se pushteti nuk ka mbajtur premtimet e dhëna që prej vitit 2013, duke theksuar se “u premtua mirëqenie, por u bë e kundërta”. Ai akuzoi qeverinë për mashtrime dhe përdorim të fjalëve boshe, ndërsa shtoi se shqiptarët kanë prirjen të “dashurohen me njëshin”, duke mos e vënë në diskutim liderin.

Aktori nënvizoi se fjala ka vlerë vetëm kur është e vërtetë dhe kritikoi ashpër gjuhën fyese në politikë. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi qytetarët që vazhdojnë të besojnë verbërisht.

Malkaj:

Shiko i dashur, ka një parim shumë të thjeshtë për fjalën. Në qoftë se ti merr përsipër të thuash një gjë, do thuash të vërtetën. Që fjala bëhet shumë e bukur kur thua të vërtetën. Po gënjeve, do vish vërdallë, shto ujë, shto miell, nuk ka.

Nuk ngjit domethënë dhe mua më duan pikërisht për këtë, se e unë them ashtu siç e ndjej unë dhe siç është. Nuk është e vërtetë për të gjithë ajo që them unë. Po së pari është për mua e vërtetë.

Dhe unë nuk fle me gënjeshtra. Fle me të vërtetën.

Po, ai që do Zoti e mban në detyra. Jo se shiko, ka fjalë, fjalë, nuk ka fjalë banale, ka fjalë të thëna banalisht.

Po, mund të jesh edhe me fjalë të zgjedhura dhe janë banale. Por ajo që thotë ai, është turp për atë, për të gjithë njerëzit që e ndjekin nga mbrapa, është turp mor, është turp i madh. Si mor i thua ti një tufe me njerëz, një me personalitete, u këput një ashtu.

Po mirë po ti çfarë je ti, çfarë je? Ça është? As Zeusi nuk është. As, as ai që thonë që është lart, as ai s'është. Po është një batakçi. Është kur nuk ka se nga të, se nga të dali, nga gardhi që ka, nga krimet që ka bërë, se krime ka bërë. Në nga krimet që ka bërë, nuk gjen dot rrugëdalje dhe gjen thotë... Hale thotë, për 550.000 njerëz praktikisht.

Po mirë, po ky ka ndonjë hale për vete? Nuk është si Kim Jong Uni që s'bën kurrë. Shiko se ndeshja është me dy takime, bëhet në fushën e vet dhe pastaj... 


Në në bazë të asaj që kam parë unë, që kam ngjerë unë, ndër vite, shqiptarët kanë një defekt të madh. Dashurohen me njëshin. Dhe njëshi le të bëjë çfarë të dojë, hale, ai do të thotë të tjera dhe nuk do të ndihet njeri se e ka thënë ai, hyji, e ka thënë udhëheqësi i ndritur i partisë. Nuk diskutohet ky muhabet. Neve jemi shumë mbrapa edukimit. Vërtet njeriu ka një, ka një bindje.

 Por në momentin që aty çalon kryetari i partisë, unë largohem. Nnuk e shikoj më veten aty. Këta e shikojnë. Jo thonë, vetëm ai, aman, aman, mos u zini, mos u grini. Jemi këtu. Këtu është dërmuesja e njërës parti apo e tjetrës, në raport me njëshin e tyre. Po njëshi i këtyre të majtëve, seç e ka një çikë më jangllëç domethënë, çdo gjë. Çdo mashtrues i madh, gënjeshtar i madh.

Të them një gjë, në 2013 që do bën, do bëheshin zgjedhjet, ky ka mbajtur një fjalim përpara PS-së, godinës së PS-së. Dhe një fjalim i shkëlqyer. Thelbi i tyre ishte, domethënë, shëndetësia falas, arsimi modern, rritja e këtyre pensioneve, mirëqenie e kupton? Dhe sa mori pushtetin, jo vetëm që s'i bëri, po hodhi dinamit ku mundte. E kupton? Domethënë...

Por, por dhe, dhe grindet me këtë tjetrin, me doktorin, që duam ne apo nuk duam ne, e duam ne doktorin apo nuk e duam neve doktorin. Doktori liberalizoi vizat. Se këta nuk dinë, nuk duan ta kujtojnë atë, se si qanin nëna, baballarë, motra, vëllezër nëpër dyert e ambasadave, vu e vu. U dha lirinë. I bëri të lirë për në Evropë.

Po, shiko, unë nisem nga vetja i dashur. Domethënë, herë pas here ndonjëri me shumë dashuri, mos fol më ti re. Ik andej tutje. Po. Po ca kohë ishin me biçikletë, të qëllonin në sup dhe iknin, nuk e shikoje as fytyrën, e kupton? Ose, hë Mehdi, si je, ç'kemi, si kalon, e ke në pension, në pension, e ke atë pensionin e veçantë? Jo. Po të vetët të bisedojnë me këtë? Shko. Po do vish edhe ti? Ik o ik. E kupton? Po këta janë të rregullt. Të rregullt e kupton, që hë, mos është prishur mendja tani?

Po njeriu ka një çikë moral, ka një çikë karakter të fortë, do t'i përgjigjet asaj që mendon ai. Ajo, unë i eci pas asaj që mendoj, mendoj unë se është mirë. Më thua ti që jo nuk e ke mirë. Ta arsyetojmë, pse s'e kam mirë. Tak, mirë, hajde, dakord. Vazhdojmë më tutje.

Po nuk diskutohet ai muhabet. Janë të dashuruar me njëshin e tyre, nuk diskutohet. Janë të dash... dhe janë dhe ata që, e ke vënë re që Saliu, Saliu, Saliu, Saliu, është dëmtësuar shumë kjo? Opozita, opozita, opozita. Po ç'kanë me opozitën? Opozita çelësat e kashtës ka. S'ka, nuk ka gjë tjetër. Mund të bësh çfarë të duash me të, çelësat e kashtës. Po çelësat e arit i ka ky tjetri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco