Partia Demokratike do të organizojë ditën e nesërme një tryezë të hapur, ku do të marrin pjesë grupet e interesit, për reformën territoriale.
Në tryezë do të marrë pjesë edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha.
‘Të dashur miq nesër në ora 11:00 Partia Demokratike, me përfaqësuesit e saj në Komisionin e Reformës Territoriale në Kuvend, organizon një takim të hapur me grupet e interesit, Shoqatën e Bashkive, përfaqësues të pushtetit lokal ndër vite dhe ekspertë të ndryshëm. Ju ftoj të ndiqni këtë takim’, - shkruhet në postimin e kryedemokratit Sali Berisha në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj tryeze do të diskutohen për alternativat më të mira se, si të organizohet ndarja territoriale e Shqipërisë.
© SYRI.net