‘Jemi në një diktaturë perverse’ – Aktori Mehdi Malkaj: Mos harroni kush ju hoqi vizat!

18:35, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktori i njohur Mehdi Malkaj në fjalën e mbajtuar në Foltoren e ngritur përpara Kryeministrisë, bëri thirrje për reflektim mbi të kaluarën, ndërsa nuk kurseu akuzat për të udhëheqjen politike në vend.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ai theksoi nevojën për "të menduar, folur dhe luftuar me zemër". Fjalimi i tij, ishte një kujtesë historike për arritjen e Partisë Demokratike lidhur me liberalizimin e vizave.

“U hoqën vizat! Për herë të parë shqiptarët hipën nga avioni, zbritën dhe vajtën atje ku deshën. Si harrohet kjo?" pyeti ai në mënyrë retorike, duke shtuar se ky vendim ishte për të gjithë, përfshirë socialistë e të tjerë, pa dallim bindjesh politike.

Ndërsa bëri një rezyme të situatës aktuale, aktori Malkaj, hodhi poshtë idenë se vendi ka rrëshqitur thjesht në autokraci, duke  e konsideruar atë, “një diktaturë perverse!”.

Kemi nevojë që të mendojmë me zemër, të flasim me zemër dhe të luftojmë me zemër. Po PD-ja mund të ketë bërë të gjitha të këqijat që ekzistojnë në botë, PD-ja. Ose ata që thonë se si e thonë, po PD-ja ka bërë një gjë që unë nuk e harroj kurrë, se duke pasur kujtesën emocionale të shkurtër ky populli ynë, i harron gjërat shpejt.

U hoqën vizat! Për herë të parë shqiptarët hipën nga avioni, zbritën dhe vajtën atje ku deshën. Si harrohet kjo? Si harrohet kjo? Kjo është fatkeqësi e madhe kombëtare, se u hoqën vizat për socialistë, për ballistë, për të gjitha. Nuk kishte. Atëherë, edhe njëherë zotërinj, ju këtu më dëgjuat, po dhe ju të tjerët që më shani ndonjë çikë, puna juaj, ajo është detyra juaj, juve atë u kanë thënë që shani ndonjë çikë, edhe për juve që shani, edhe për ju janë hequr vizat. Janë hequr  vizat për të gjithë popullin shqiptar, nga Lëpusha e deri në Konispol. Që të jetojë i lirë.

Miq të dashur, thotë Shekspiri: se fjala pa mendim në qiell nuk shkon, thotë. Domethënë që Zoti duhet ta dëgjojë lutjen tonë. Po neve a jemi neve të mirë sa të vemi deri atje të komunikojmë me Zotin? Zotin e kemi me vete. Dhe mos ma zbusni atë kur thoni ndonjëherë, qoftë ju të PD-së, udhëheqja e PD-së, qoftë edhe të tjerët. Nuk kemi shkarë në autokraci. Jemi në një diktaturë perverse! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco