Berisha: Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim. PD nuk është mision i lehtë

Berisha: Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim. PD nuk është mision i lehtë

14:53, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se organizimi është drejtimi kryesor i partisë në këtë fazë.

Ai e cilësoi situatën politike të vështirë dhe theksoi se PD përballet me një mision të rëndësishëm, duke kërkuar forcimin e strukturave dhe përshpejtimin e pajisjes së anëtarësisë me dokumente.

FJALA E BERISHËS:

Mos harroni se aktualisht në kushtet që jemi, narkodiktatura i tha komunitetit ndërkombëtar, unë nuk pyes për ju.

Pse? E ka për jetë a vdekje ai atë betejë. E ka për veten e vet ai, sepse e di që kudo që ta prekësh del i korruptuar, ai del delinkuentë në çdo gjë. Dhe mos mendojmë se do të ndryshojë.

Pra, mbetemi vetëm ne. Mbetet vetëm PD, nuk është detyrë e lehtë, është detyrë shumë e vështirë, është mision i vështirë.

Dhe ky mision kërkon që të bëjmë gjithçka për të fuqizuar PD.

Pra, në mbledhje paraprake po me ju diskutuam për shpërndarjen e dokumenteve. Duhet që të kontrolloni këtë proces në mënyrë që anëtarësia të pajiset sa më shpejtë me dokumente.

Sot ne kemi drejtim absolut më themelor, organizim, organizim, organizim. Pra, të merremi me partinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco