Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rama emëron njeriun e Ballukut në krye të Policisë së Shtetit

Rama emëron njeriun e Ballukut në krye të Policisë së Shtetit

11:35, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mësohet se gjatë ditës së sotme Edi Rama ka emëruar njeriun e Belinda Ballukut në krye të policisë së Shtetit. Ish drejtori i Fierit Skender Hita i akuzuar nga opozita që u përdor gjatë fushatave elektorale në favor të Ballukut prej sot do të drejtojë policinë.

"Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita".

"Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Policia e Shtetit do të vijojë të forcojë performancën, të rrisë besimin e qytetarëve dhe të përmbushë me përkushtim misionin e saj në shërbim të sigurisë dhe shtetit të së drejtës", shkruan Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari në një postim në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco