Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Raporti i KLSH zbardh skemën e abuzimeve me tenderat në Elbasan, Himçi: Qyteti, duket si i bombarduar...

09:45, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një raport i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbardhur një sërë shkeljesh të rënda dhe abuzimesh me tenderat publikë në Bashkinë e Elbasanit, duke pikturuar një panoramë alarmante të keqmenaxhimit dhe favorizimeve klienteliste.

Sipas raportit të auditimit, janë konstatuar shkelje të rënda në procesin e tenderimit, përfshirë mungesën e dokumentacionit për kompanitë fituese, favorizim të hapur të operatorëve të caktuar ekonomik dhe mbikëqyrje të dobët të punimeve.

Për të komentuar këtë situate ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv deputeti i Partisë Demokratike në këtë qark Blendi Himçi i cili konfirmoi se raporti i KLSH përcakton qartë dhe saktë parregullsitë.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, ai e përshkroi situatën në Elbasan si tejet problematike, duke theksuar se investimet e kryera kanë qenë “fake” dhe pa asnjë cilësi. “Elbasani në këndvështrimin tim duket si një qytet i bombarduar,” u shpreh ai, duke argumentuar se qytetarët nuk kanë përfituar shërbime dhe infrastrukturë cilësore, pavarësisht fondeve të shpenzuara.

Sipas tij, problemet shtrihen përtej projekteve lokale. Projekte të mëdha infrastrukturore, si bypass-i i Elbasanit dhe Korridori VIII, mbeten problematike.

Pasojat e këtij modeli janë të dukshme. Cilësia e dobët e punimeve u ekspozua pas reshjeve të para të shiut, që nxorën në pah problematikat e shumta në infrastrukturën e re. Për më tepër, denoncohet edhe një dëm i madh mjedisor, siç është shfrytëzimi pa kriter dhe pa leje i lumit Shkumbin për marrjen e inerteve, një praktikë që po dëmton shtratin e lumit dhe infrastrukturën përreth, siç janë urat.

Flavio Qarri: Blendi Himçin kemi bezdisur si njohës i mirë i Elbasanit dhe gjithçka që ndodh atje. Tani nëse vetë KLSH-ja është në këtë derexhe, çfarë ndodh realisht në Elbasan?

Bendi Himçi: Sigurisht që raporti i KLSH-së përcakton fare qartë dhe saktë se çfarë ka ndodhur në një vit kalendarik në lidhje me tenderat që janë zhvilluar nga Bashkia Elbasan. Janë konstatuar, të themi, shkelje të rënda në procesin e tenderimit. Së pari mungesë dokumentacioni. Së dyti kemi situatën që ka një favorizim të operatorëve ekonomikë, ashtu siç thotë dhe raporti i KLSH-së. Së treti, do të thoja që jemi para një situate në të cilën ka mungesë të raportimit midis volumeve në terren dhe pagesave se çfarë ka ndodhur.

Pra, volumet kanë qenë të tjera dhe pagesat kanë qenë shumë më të larta në raport me atë çfarë ka paguar bashkia ndaj operatorëve ekonomikë. Dhe së katërti, ka një mbikëqyrje shumë të dobët. Pra, këtu po flasim për supervizorë dhe kolaudatorë, të cilët nuk kanë bërë raportimin e saktë midis volumeve dhe cilësisë së punimeve. Dhe më e rëndësishme është që qytetarët nuk kanë pasur cilësi ndërtimi, qoftë në rrugët që janë ndërtuar, qoftë në pjesën e shërbimeve që kanë ardhur, për shembull nëpërmjet kanalizimeve që janë bërë për në rrugën 11 Nëntori, në rrugën, në lagjen 5 Maj, në rrugën 11 Nëntori siç thotë raporti i KLSH-së, kemi një situatë në të cilën rrugët nuk janë në përputhje me volumet përkatëse. Po kështu pastaj kemi në shkollën Onufri, shkollën e muzikës, që e njeh gjithë qyteti. Ka një raport, ka zëra punimesh, domethënë që janë deklaruar për t'u paguar, por që në në terren nuk ekzistojnë fare.

Flavio Qarri: Domethënë është premtuar një pallat aty për ta bërë thjeshtë për publikun dhe e kanë paguar si pallat, por është ndërtuar një kasolle.

Blendi Himçi: Shumë saktë.

Flavio Qarri: Megjithatë, duket sikur po bëjmë hallin e një lokaliteti të vetëm, por në fakt Elbasani është një nyje lidhëse. Një pjesë e madhe e Tiranës e përdor Elbasanin për të shkuar drejt jugut, pashmangshmërisht dhe drejt juglindjes. Dhe në këtë fundvit 2023 dhe fillim 2024, Elbasani ishte nyja që kolapsoi. Sigurisht rrethi i Bradasheshit vazhdon të jetë një halë në sy dhe një piknik katër orësh i zakonshëm çdo fundjavë kjo. Dhe nga ana tjetër edhe matanë qytetit, pati kolapsime, ra pista e makinave, çfarë qe ajo?

Blendi Himçi: Elbasani në këndvështrimin tim i duket një qytet i bombarduar, për hir të vërtetës, sepse dëmet e investimeve kanë qenë të gjitha fake. Pra, çfarë do të thoja me këtë? Që investimi ka, qenë fare pa cilësi. Pa diskutim, një nga problematikat, ashtu siç e ngritët juve, bypass-i ka qenë një, është një problematikë serioze jo vetëm për qarkun e Elbasanit, por për gjithë zonën juglindore. Po përfshij këtu edhe qarkun e Korçës, të cilët e kanë nyje lidhëse për ta lidhur me kryeqytetin. Është ngritur shumë herë kjo lloj problematike nga ana jonë si deputetë. Dhe në premtimin e fundit që zëvendësministrja erdhi dhe mbrojti për buxhetin, tha që do kemi një bypass. Pastaj tha nuk është bypass, po do jetë vetëm një nyje kalimi. Po përsëri nuk ka as projekt, nuk ka as zëra se sa shkon.

Pra nuk kemi asnjë aspekt serioz nga ana e ministrisë, por edhe vetë qeverisë, për të deklaruar e për t'i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi. Dhe besoj që edhe ky vit do shkojë po në këtë lloj situate, pastaj kismet vitin tjetër…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco