Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Tensionet mes Ramës dhe Spiropalit', Gazetari: Sistemi aktual është autokratik dhe përforcon autoritetin e kryeministrit

08:50, 30/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në takimin e zgjeruar të Partisë Socialiste, tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, dolën në sipërfaqe, duke theksuar përplasjet e brendshme që po ndodhin brenda partisë.  Ngjarjet filluan gjatë prezantimit të përfaqësueses së Kadastrës, e cila po shpjegonte strategjitë e saj për këtë fushë.

Gjatë fjalimit, Spiropali ndërhyri duke i kërkuar asaj që të tregonte më shumë respekt ndaj deputetëve të pranishëm, duke u shprehur se ishte e nevojshme një qasje më e kujdesshme ndaj tyre.

Kjo ndërhyrje nuk kaloi pa pasoja, pasi Kryeministri Rama reagoi ashpër dhe i kërkoi Spiropalit të pushojë dhe të mos flasë në prani të tij, duke e nxjerrë në pah një tension të ndjeshëm mes dy figurave kyçe të PS-së.

Gazetari Reldar Dedaj, i ftuar në "Kafe Shqeto", theksoi se "nuk ka asgjë të natyrshme" në operacionet PR që vijnë nga zyra e shtypit për të denigruar disa individë të Partisë Socialiste, duke i cilësuar ato si manovra për të krijuar një unitet të pa konsoliduar rreth një personi të vetëm.

Ai vazhdoi të shpjegonte se sistemi aktual i qeverisjes në Shqipëri është autokratik, duke e krahasuar këtë me diktaturat më të njohura historikisht, dhe u shpreh se, ndonëse nuk është në përmasat e një diktature klasike, ai ka shumë ngjashmëri me konceptin autokratik.

Dedaj gjithashtu e vuri theksin te fakti që ky sistem është i strukturuar në një mënyrë që përforcon autoritetin e individit të parë dhe se gjithçka është e ndërtuar për të ruajtur pushtetin e tij.

Ai e quajti këtë një "shpopullim të frikshëm" dhe një "genocid të rrezikshëm" për Shqipërinë, duke shtuar se mund të jetë plaga më e madhe historike që ka prekur vendin gjatë këtyre 30 viteve të fundit.

Për Dedajn, problemi është te vetë sistemi, jo te individët që mund të udhëhojnë këtë sistem. Sipas tij, Edi Rama është arkitekti kryesor i këtij model autokratik, i cili përforcohet nga goditjet që vijnë nga drejtësia dhe që krijojnë një iluzion të drejtësisë funksionale, duke e bërë sistemin akoma më të pranueshëm për publikun.

Deklarata e plotë:

"Mendoj që është një operacion PR-i i nxjerrë nga zyra e shtypit për të denigruar disa individë realisht të Partisë Socialiste. Po krijojnë një unitet të pa të konsoliduar rreth njëshit.

Ne e kemi akuzuar prej shumë kohësh tashmë për autokraci, sistem autokratik.

Sistemi i autokracisë në thelbin e tij këtë ka, humbet koncepti i dinjitetit të individit.

Pra, e ka shpjeguar, për mos ta bërë të bezdisshme për teleshikuesin, e ka bërë shumë bukur Vargas Llosa te 'Festa e Cjapit'.

Ka bërë një shpjegim, ndoshta si të paimagjinueshëm për presidentin e Republikës Dominikane, Truhiljon, kur fliste se si i denigronte mbështetësit e tij dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sigurisht, ndoshta nuk është në përmasa në një lloj diktature si ajo, por është shumë e ngjashme me konceptin autokratik.

Sot të flasësh për sistem demokratik brenda forcës më të madhe qeverisëse, është diçka krejtësisht absurde. Sepse, së pari, koncepti i njëshit është totalisht piramidal. Është forcuar dhe përforcuar gjatë këtyre viteve.

 Ai shpërndan rolet, ai shpërndan strukturat e partisë, departamentet, i çull dhe i sjell sipas orekseve dhe konceptit të tij. Prandaj, edhe më herët në studion tënde kam thënë që sistemi është problemi, jo individët.

Në qoftë se do t'i referohemi debatit ë të mëparshëm, mendoj që arkitekti i këtij sistemi është Edi Rama.

Çdo goditje që vjen nga drejtësia që godet nivelet e poshtme nuk e dyshon sistemin, përkundrazi, e përforcon atë, e bën më vital, e bën më të pranueshëm në sytë e qytetarëve, sepse nga njëra anë, krijon iluzionin e një drejtësie funksionale, nga ana tjetër, rifreskon qeverinë dhe e bën këtë akoma dhe më jetëgjatë.

Dhe e çorienton opinionin publik. Mbi të gjitha këtu kemi një shpopullim të frikshëm. Është një genocid.

Një genocid shumë i rrezikshëm për vendin. Ndoshta mund të jetë plaga më e madhe historike në 30 vjet".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco