Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Gara/ Zgjidhet kreu i ri i PD, Dega Elbasan

21:30, 29/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Alis Narazani është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike Dega Elbasan.

Pas një procesi model dhe demokratik, ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave për kreun e PD Elbasan, ku fituesi është shpallur Alis Narazani, duke siguruar 477 vota.

Sipas burimeve për SYRI-n, kandidatët e tjerë Sokol Shkëlzeni ka siguruar 319 vota dhe Durim Çekrezi 249 vota.

Në lidhje me këtë proces, ka mbajtur fjalën e tij për SYRI-n, drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Tomorr Alizoti, i cili e ka vlerësuar këtë garë tërësisht demokratike.

‘Gara ishte model, i bëjnë mirë partisë. Këto gara të tilla e forcojnë dhe e bëjnë partinë më të shëndetshme. Ne pranojmë çdo lloj shqetësimi, çdo lloj problemi, çdo lloj ankesë, por besoj të gjithë kandidatët mbeten të kënaqur me gara. Fundja gara në fund nxjerr një fitues. Por ishte një proces i mirë për degën e Elbasanit. Shpresoj që këtë proces të tilla t'i kemi dhe në degët e tjera’, u shpreh Tomorri.

Tomorr Alizoti: Unë kam mbetur jashtë mase i kënaqur me procesin. Ka qenë një proces tërësisht demokratik. Kanë marrë pjesë demokratët që nga mëngjesi deri në ora 6:00 pasdites dhe është numëruar çdo fletë, çdo votë dhe një mirënjohje të madhe zonjave dhe zotërinjve që kanë bërë të mundur procesin, që kanë numëruar. Ka qenë realisht një proces model. Të gjithë kandidatët kanë qenë prezent gjatë numërimit, kanë qenë dhe prezent gjatë votimit dhe më vjen mirë që ne në këtë degë kemi procese të tilla. Dua të falenderoj njëherë dhe vetë kandidatët që ishin qytetarë në në në pranimin e rezultatit. Fituesi që është zoti Arlis Narazani, por edhe ish-kryetari i degës Durimi, Durim Shekrezi, Sokol Shkëlzeni, të cilët morën, pra ishin më të votuarit. Kanë qenë, si të thuash, një betejë kokë më kokë dhe në fund ishin shumë xhentil dhe shumë fisnik për të pranuar garën. Kjo ishte gjëja më e bukur. Gjithashtu dhe zonjën Lumturi dhe zotin Elior, që pranuan dhe morën pjesë në këtë gaz... në këtë garë shumë fisnike. Gara ishte model, i bëjnë mirë partisë. Këto gara të tilla e forcojnë dhe e bëjnë partinë më të shëndetshme. Ne pranojmë çdo lloj shqetësimi, çdo lloj problemi, çdo lloj ankesë, por besoj të gjithë kandidatët mbeten të kënaqur me gara. Fundja gara në fund nxjerr një fitues. Por ishte një proces i mirë për degën e Elbasanit. Shpresoj që këtë proces të tilla t'i kemi dhe në degët e tjera. Unë i falenderoj shumë pjesëmarrësit dhe demokratët. Ju kërkojmë ndjesë atyre demokratëve që mund të jenë mërzitur pak, por jemi, ëh, jemi në Shqipëri ende jo në Suedi, por procesi ishte në nivele të larta. Unë ju falenderoj juve dhe demokratët që morën pjesë.

Gjithashtu edhe kreu i ri i PD, Elbasan, Alis Narazani falenderoi të gjithë demokratët që besuan te vizioni dhe programi i tij, si dhe ftoi kandidatët që të bëhen pjesë e strukturave drejtuese.

‘Nga nesër ftoj çdo demokrat, çdo anëtar të partisë, të bëhemi të gjithë bashkë. Ftoj sidomos kolegët e garës të bëhen pjesë e proceseve vijuese, të riorganizojmë degën për ta bërë Partinë Demokratike më të hapur, më të fortë dhe mbi të gjitha fituese’, u shpreh Narazani për SYRI-n.

Alis Narazani: Ndihem shumë i lumtur dhe si fillim do të doja të falenderoja pafund anëtarësinë e degës së Partisë Demokratike, që mori pjesë në këtë proces. Një proces që në këndvështrimin tim ishte nga më të mirët zhvilluar ndonjëherë në degën tonë. Kjo si pasojë e frymës së mirë të bashkëpunimit që ishte midis kandidatëve, midis kolegësh, të cilët rri t'i përshëndes dhe i falenderoj shumë për garën korrekte që zhvilluan që nga nisja e procesit dhe deri sot. Patjetër që një falenderim shumë të madh kam për atë pjesë të anëtarësisë që më besoi me votë drejtimin e degës për katër vitet që vijnë. Mundi dhe sakrifica ime disavjeçare, vizioni im për të ardhmen, u pranua dhe u shpërblye sot me votë nga ana e tyre dhe unë jam thellësisht mirënjohës. Nga nesër ftoj çdo demokrat, çdo anëtar të partisë, të bëhemi të gjithë bashkë. Ftoj sidomos kolegët e garës të bëhen pjesë e proceseve vijuese, të riorganizojmë degën për ta bërë Partinë Demokratike më të hapur, më të fortë dhe mbi të gjitha fituese. Falenderime kam shumë për komisionerët, vëzhguesit, numëruesit, ata që ndërtojnë gjithmonë një proces shumë të rregullt në degën tonë dhe mbi të gjitha falenderimin më të madh e kam për ata që kanë qenë gjithmonë forca ime më e madhe, për familjen time, që kanë qenë me mua në çdo hap të rrugëtimit tim politik dhe mbase kam qenë dhe herë-herë dhe i munguar në familje për shkak të aktivizimit politik dhe jo vetëm. Faleminderit të gjithëve, faleminderit të gjithë kolegëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco