Plas brenda Rilindjes/ Spiropali-Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të hapur për Ballukun

Plas brenda Rilindjes/ Spiropali-Ballës: Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të hapur për Ballukun

19:07, 24/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ajo që përflitej në korridoret e politikës për sherret brenda ‘Rilindjes’ së Edi Ramës ka shpërthyer në publik.

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, ka reaguar publikisht pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, lidhur me mungesën e saj në seancën për votimin e imunitetit të Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se është plotësisht dakord me qëndrimin e Ballës për rëndësinë e konsultimit me grupin parlamentar në çështje të rëndësishme.

‘Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë,’ shkruan ajo.

Deputetja shkruan se, zgjidhja është mbledhja e menjëhershme e grupit për një diskutim të plotë dhe të hapur.

Deklarata e Elisa Spiropalit:

Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.

Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.

Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë.

Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.

Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco