Dhuna e Ramës dhe opozita e protestës

Dhuna e Ramës dhe opozita e protestës

11:44, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Basir Çollaku

A është marrja e 83 mandateve të 2025 nga Edi Rama vjedhje me dhune?

Po

A e thotë raporti OSCE-ODHIR se partia dhe shteti ishin një?

Po

A ishin të tillë në kohën e diktaturës?

Po

A e thotë po ky raport se Krimi i Organizuar ndikoi në rezultatin e zgjedhjeve?

Po

A ka më tepër se dhunë në marrjen e pushtetit?

Po

A ka lidhje të qeverisë me Mafien, bandat e trafikut të kokainës?

Po

A kanë lidhje kartelet e drogës në Amerikën Latine, Venezuelë, Meksikë, Ekuador, Kolumbi, etj, të sanksionuara nga USA, me pushtetin në Shqipëri?

Po

A po pastrojnë bandat e drogës vendase e të huaja miliarda euro me lejet e dhëna nga Edi Rama?

Po

A kanë lidhje dhe nga dosjet në SPAK kartele si Ndrangheta, Sarca Corona, Camorra, Cosa Nostra, ku ish gjenerali i Guardias, Lisi, i arrestuar për këto lidhje edhe në Shqipëri, ishte një nga shembujt?

Po

A po jep pasurinë e ekonominë e vendit krimit të organizuar Edi Rama?

Po

A kanë zgjeruar praninë pushtetin dhe ndikimin edhe në ekonominë tonë rusët e kinezët me favore qeveritare?

Po

A janë krimi i organizuar serb dhe ai shqiptar të lidhur nën ndikimet e lidhjeve Rama-Vuçiç?

Po

A janë AKSHI dhe "Balluku" dy organizata kriminale me abuzim miliarda euro, në hetim zyrtar me aktivitet në Kryeministri dhe epror Edi Ramën?!

Po

A gjezdis koordinator Agasi, Suel Çela, e të tjerë krerë narko-bandash të lirë nëpër Shqipëri prej muajsh në kërkim?

Po

A ka mafiozë të huaj të strehuar në Shqipëri e nën kujdestari ortakësh?

Po

A ka oficerë policie në rangje të larta sipas deklaratës së zotit Dumani, të përfshirë në banda kriminale?

Po

A ka horra në Policinë e Shteti shërbyes të krimit?

Po

A ka edhe prokurorë e gjyqtarë të të gjitha rangjeve të inkriminuar e në shërbim të krimit po sipas dosjeve edhe të partnerëve?

Po

A ka diplomatë në USA, Britani, dhe BE, apo Izrael, që marrin në lobingje paratë kriminale e korruptive të Edi Ramës?

Po

A është Mafia kontrolluese nëpër institucione kur ata sulmojnë çdo ditë drejtësinë?

Po

A janë 90 përqind e medieve shërbyese të pushtetit të inkriminuar dhe jo pak raste me para kriminale?

Po

A janë protestat në Berlin, Paris, Athinë, Londër, Bruksel, shumë herë më të dhunshme, shumë herë më tepër se në Tiranë?

Po. Po. Po.

A reagojnë ambasadat e ndonjë vendi?!

Jo. Jo. Jo.

Na gjeni një akademik, shtetar, një relike drejtësie të pakapur rastësisht të shpikë një formulë kundërshtie ndaj gjithë këtyre! Ti detyrojë të ikin nga kurrizi i një kombi paqësisht!

As nëpër kisha e xhamia nuk gjen ftohtësi reagimi ndaj kësaj harte gjenocidi. Ndaj nuk duhen lexuar fort përrallat as në shqip as në gjuhë të huaj. Ata janë bashkë-mëkatarë

Dhe si duhet përballja?

Me lutje? Me lule? Me heshtje? Me sehir? Me nënshtrim? Me Bibël e me Kuran?

Ndaj pushtimit që i ka ndodhur Shqipërisë nga organizata kriminale "Rama" ajo çfarë bëjnë protestuesit e opozitës në gjashtë tubime kombëtare, është turizëm. Po ta bënin një herë si në Paris të paktën, të nesërmen Rama mund të bëhej ish. Ajo do të ishte opozita e protestës. E duhura. E domosdoshme. ISh-KM, që mos të spekulojë ndonjë patronazhist i pafjetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco