Lajmi i fundit

Balluku në mes të hetimit dhe për 3 tendera të tjerë, SPAK pritet t'i dorëzojë Kuvendit kërkesën për arrestimin e numrit 2 të Ramës

Udhëtimet e Ramës në Lindjen e Mesme/ Çollaku: Të na tregojë se çfarë transportohej në charter

09:01, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Leximi i dosjeve të fundit të drejtësisë nxjerrin të tjera detaje tronditëse, mbi lidhjet e ngushta dhe të organizuara mes niveleve më të larta të qeverisë dhe grupeve të strukturuara kriminale.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’, gazetari Basir Çollaku tregon se si pastrimi i parave nga trafiku i lëndëve narkotike ka marrë përmasa të paprecedent, duke mos u kufizuar vetëm në resorte dhe hotele luksoze, por duke u shtrirë edhe në shitblerjen e veprave të artit.

Informacionet, raporton gazetari, tregojnë se pushtetarët po përdorin profilin e artit për të maskuar transferimin e qindra milionë eurove, ndërkohë që fluturimet e shpeshta me çarter të kreut të qeverisë drejt Lindjes së Mesme ngrenë pikëpyetje të forta se çfarë transportohet realisht në ato udhëtime.

Po ashtu Çollaku ngriti alarmin edhe për ndikimin e drejtpërdrejtë të krimit në zgjedhje, ku nga komunikimet e  zbardhura nga aplikacioni SKY ECC, krerët e trafikut të drogës kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me ministra dhe ish-ministra, duke funksionuar si shtabe elektorale.

Na vlen të themi, për të theksuar që është hetuesi i parë me provë në këtë shtet shqiptar, pra një sakrificë të madhe që ai ka kaluar personalisht dhe familjarisht, pra duke rrezikuar në ekstrem, le të themi ajo që dëshmoi që ministrat e qeverisë janë të përfshirë në trafikun e drogës. Për t'u kthyer pastaj te kjo që ju konstatuat, veprat e artit janë një nga targetet e pastrimit të parave dhe kjo është në hetimet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kombëtare jo, sepse këtu te ne nuk merr kush ndonjë kthesë të re, por në hetimet e partnerëve bie shpesh në sy, le të themi ky episod se si personat që kanë pushtet, jo fort artistë, i kanë veprat e artit si një mënyrë të pastrimit të parave. Kemi edhe rastin e dosjes së vetingut ku tek zotëria, tek bashkëshortja e tij shfaqet kjo seria e veprave të artit.

Njëkohësisht edhe kryeministri duke u reklamuar si një piktor i madh, ashtu siç e bëri së fundmi, kujtojmë para pak javësh një dëshmi të një pjesëmarrje në Gjermani për prezantimin e pikturave. Po them përveç kësaj, ky shteg që Rama ka gjetur ndërmjet të tjerëve, unë ndoshta do ta vë për nga sasia e financave të lëvruara nuk mund të konkurrojë me shumë të tjera që kryeministri ka sunduar, pushtuar, zaptuar dhe kontrolluar, le të themi në botën e trafikut të tenderëve, koncesioneve, të korrupsionit. Por edhe këtu nën petkun e artistit, duke shkuar dhe duke u përfshirë në këtë rrjet të veprave të mëdha të artit, këto vepra kanë marrë emrin e madh duke shitur pushtetin, jo duke shitur pikturën. E them se udhëtimet që u përmendën më herët, pavarësisht se janë 20 a 22 milionë euro, udhëtime që vërtet mund të jenë luksi, mund të jenë 300 mijë euro për të shkuar në Kore, mund të jenë 100 mijë euro për të shkuar në Dubai, në Emiratet, në Katar dhe vende të tjera.

Por pyetja që ka mbetur pa përgjigje e që ka sjellë dyshime të shumta shpeshherë është: çfarë ka pasur brenda çarterit përveç kryeministrit? Çfarë është transportuar tjetër përveç kreut të qeverisë apo ushqimeve të pretenduara? Dhe cili është, le të themi, ai thelbi që ka marrë qeverisja dhe shqiptarët nga këto udhëtime kaq të shpeshta në ato zona ku ai ka qenë? Se nuk kemi parë nëse listojmë, inventarizojmë marrëveshjet, produktet, zhvillimet ekonomike nga këto adresa ku ka udhëtuar kryeministri, unë them që kjo është një flluskë, është e papërfillshme në raport me intensitetin dhe dendësinë e udhëtimeve. Por vetë ai, a ka përfituar? A ka të bëjë këtu tenderët dhe marrëveshjet që janë pikërisht në ato adresa ku kryeministri shkon me individë që janë në oborrin e tij të vjedhjes, të plaçkitjes, të grabitjes?

Po t'i shohim me emra dhe me destinacione, shpeshherë është pyetje që bëjnë shumë ekspertë të hetimit financiar: paraja e vjedhur e korrupsionit, e krimit, është dërguar pikërisht në këto vende të Lindjes së Mesme ku kryeministri shkon dhe na kthehet prapa si investitor në emra të tjerë. Dhe këto para janë po këto para të kësaj grabitjeje që u bëhet qytetarëve shqiptarë nga kjo qeverisje ku përfshihet dhe kryeministri. Pra, kjo është ajo pyetja thelbësore së cilës duhet t'i përgjigjen strukturat e posaçme. Që kryesisht me partnerët, se vetë mund të mos ia mbërrijnë dot ta nxjerrin në fund të këtij lloj hetimi, ndonëse ka indicie jo të pakta. Ky është luksi i fshehur i atyre udhëtimeve do të thoja. Ai është luksi hetimor që ne, ata që kanë targetin ta bëjnë këtë gjë, duhet të mbërrijnë në atë adresë, duhet të hulumtojnë fort, duhet të shohin se si lëvizin paratë nga Shqipëria jashtë dhe më pas rikthehen për t'u ricikluar.

Nëse themi për paranë e trafikut të kokainës që janë në Shqipëri, janë miliarda euro, pastrohen në Shqipëri dhe pastaj formalizohen, shkojnë investohen në Bashkimin Europian apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a ndodh kështu edhe në vende të tjera të Lindjes së Mesme? Duke pasur të njëjtin aktor në regji, të njëjtin drejtues të këtij aksioni që është kryeministri i vendit dhe ekipi i tij, le të themi instrument dhe jo vendimmarrës. Këtu thellësia, vetëm në dy-tre javët e fundit të operacioneve të strukturës së posaçme, kemi goditje që kanë shkuar në sekuestrime 650 milionë euro. Puna është, a do mbërrijë ky sekuestrim të konvertohet në konfiskim, apo shuma do zbresë gjatë rrugës dhe nga 650 do kemi 6.5 milionë? Sepse në kujtesën tonë dhe në të dhënat e strukturës së posaçme, kur vitin e shkuar kishim 65 milionë euro sekuestrime, por qarkullimi monetar i grupeve kriminale është në miliarda, pra raporti i qarkulluar dhe i sekuestruar nuk përkon, le të themi, me një premtim të madh për të shkuar në fund.

Jemi në këtë fazë ku unë shoh angazhim më të madh të partnerëve sepse këto dosje të prezantuara javën e fundit janë faza e hetimeve nga 2021 dhe janë produktet e SKY ECC që është fasha e viteve 2015-2021. Ka diçka tjetër këtu kryesisht, unë pres që këto dosje përveç investimeve, trafikut të dalin edhe tek shtabet elektorale. Sepse pikërisht këto organizata kriminale, kanë qenë në fije, në shtabe elektorale në tre dhe katër palë zgjedhje, vendore dhe qendrore. Dhe këto të dhëna, ky material i gjallë është në prokurori. Unë mund të them që edhe në këto komunikime që kanë dalë, kam hasur informacion ku rezulton se këto krerë të grupeve të trafikut kanë pasur komunikime me ministra dhe ish-ministra të kësaj qeverie në fushata elektorale. Për 2021-shin dhe për 2025-ën, kanë qenë fort të angazhuar duke hedhur miliona euro për të përzgjedhur deputetë që sot i kemi në parlament. Pra, kjo është një fazë e rëndësishme që them SPAK nuk duhet ta lërë të ftohet me ato fraksionet sepse i ka sjellë në vëmendjen e publikut. Them që këtu është një histori e madhe e pastrimit të parave. Edhe bizneset e mëdha tashmë janë zbuluar, kokaina ka pushtuar gjithçka. Qeverinë, administratën, policinë e shtetit dhe bizneset e mëdha ku e shpërndajnë aty ku ata e marrin...

Janë 650 milionë euro investim, hotele me 5 yje, vila luksi... ku i kanë gjetur gjithë këtë gjë? E kanë investuar njerëz që janë në botën e trafikut, pastrim parash. Po për të shkuar tek ky ndërtim, a ka marrë një leje diku? A ka një zyrtar, a ka një ministër, a ka një kryeministër, a ka një filtër kontrolli, a ka një drejtori të parandalimit të pastrimit të parave që në 10 mijë dollarë të bën sinjalin se duhet hetuar? Pra nënshkrimi final, sidomos për investimet e mëdha strategjike, kalon nga duart e kryeministrit. Atëherë, të nderuar prokurorë që ju jeni marrë gjatë me këto bashkëpunëtorët e drejtësisë, se ka edhe komunikime me kryeministrin aty... E dimë që kjo ka ndodhur, kjo është aty. Kur ju përmendët orën, ajo ora 400 mijë euroshe që është dhuratë për ministrin... është shumë interesante ai ministri që e ka dhënë. Pse nuk pyetet kryeministri kush e ka mor shok? Se është edhe xheloz ai, është edhe sevdalli i këtyre sendeve të luksit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco