Me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’, qytetarët kanë nisur marshimin masiv nëpër rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kombëtare që po zhvillohet në kryeqytet.
Pasi mbushën fillimisht Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, masa masive e protestuesve ka vijuar lëvizjen në rrugët kryesore të Tiranës, duke u pozicionuar së fundmi në një nga zonat më të populluara, te “Komuna e Parisit”.
Me thirrje të njëpasnjëshme dhe brohoritje kundër qeverisë, protestuesit kanë marshuar mes lagjeve, duke u bërë thirrje banorëve dhe kalimtarëve që të mos qëndrojnë indiferentë.
“Bashkohuni me ne!” janë thirrjet që dëgjohen në kor nga turma e madhe, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.
Pjesëmarrja e lartë ka paralizuar plotësisht qarkullimin e mjeteve në këtë nyje të rëndësishme të qytetit, ndërsa qytetarë të shumtë po dalin në ballkone dhe përgjatë trotuareve duke i ndjekur, e në mjaft raste duke iu bashkuar kolonës së gjatë të marshuesve.
© SYRI.net