Momente tensioni u regjistruan para Kuvendit të Shqipërisë, teksa protestuesit që prej 19 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama po parakalonin përpara godinës së Parlamentit.
Gjatë marshimit pati një përplasje verbale mes deputetit të PS-së, Ardit Bido dhe disa protestuesve, e shoqëruar me akuza kërcënime dhe replika të forta.
Sipas dëshmive nga vendngjarja, deputeti u ndal për disa çaste pranë grupit të protestuesve, ku debati u tensionua, ndërsa të pranishmit filmuan momentin.
Ngjarja kaloi pa incidente të tjera, ndërsa protesta vijoi më pas drejt itinerarit për te Kryeministria.
© SYRI.net