Avokatja Adriana Kalaja ka paralajmëruar publikimin e të tjera provave të reja, këtë radhë për ish zëvendësen e Ramës, Belinda Balluku, e cila prej katër muajsh bojkoton seancat parlamentare.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kalaja bën me dije se të premten e 19 qershoritr, do të nxjerrë prova të reja, ‘në betejën kundër korrupsionit galopant qeveritar, mafies bërë një me qeverinë dhe pastrimit të produktit të veprës penale me anë të ndërtimin të kullave’.
‘Dosjet e Bel(l)a Mafies, janë si puna e thesit miellit. Sa më shumë t’i biesh, aq më pluhur nxjerrin...’, është paralajmërimi i Kalasë për Belinda Ballukun.
Statusi:
Ora dhe vendi i takimit, nuk kanë ndryshuar.......
Nesër, më ndiqni me provat e reja, në betejën kundër korrupsionit galopant qeveritar, mafies bërë një me qeverinë dhe pastrimit të produktit të veprës penale me anë të ndërtimin të kullave.
Për vite më radhë, kam kallëzuar e denoncuar, asgjë më shumë se çfarë kërkon rinia shqiptare në shesh prej 19 ditësh.
Referuar statusit të datës 11 qershor, i bie që ky denoncim/kallëzim të jetë 100.
Joooooooo.
Numrin 100 ja kam ruajtur dikujt që do e merrni vesh javën që vjen.......
Ndërkohë, nesër shkoj me Nr. 99/1.
Dosjet e Bel(l)a Mafies, janë si puna e thesit miellit.
Sa më shumë t’i biesh, aq më pluhur nxjerrin.......
Mos i fikni celularët
Më ndiqni........
© SYRI.net