Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush është zyrtari i lartë në Aruba?

‘Komunizmi s’u ndryshua kurrë në Shqipëri’/ Qytetari: Nga kapelja me yll, njerëzit filluan të veshin kostumin

‘Komunizmi s’u ndryshua kurrë në Shqipëri’/ Qytetari: Nga kapelja me yll, njerëzit filluan të veshin kostumin

20:37, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një valë e re protestash ka shpërthyer jo vetëm brenda por edhe jashtë kufijve të vendit, të cilat kulmojnë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një nga qytetarët protestues përpara godinës së qeverisë, tha se realiteti në Shqipëri është shtrembëruar dhe se raportet njerëzore e familjare po shkatërrohen për shkak të interesave të ngushta të grupeve klienteliste.

Sipas tij, komunizmi në Shqipëri nuk është zhdukur, por thjesht ka ndryshuar fytyrë dhe kostum. "Nga kapelja me yll, njerëzit filluan të veshin kostumin," u shpreh qytetari, duke akuzuar qeverinë se po e shet Shqipërinë copa-copa përmes këtij sistemi biznesi të maskuar.

Thirrja kryesore e protestuesve është për një rindërtim total të Shqipërisë nga e para, si e vetmja rrugë për të garantuar lirinë e vërtetë të qytetarëve dhe për t'ia kthyer vendin shqiptarëve.

Nuk është çështja që komunizmi në Shqipëri u largua, po komunizmi ndryshoi fytyrë, komunizmi ndryshoi kostum. Nga kapelja me yll, njerëzit filluan të veshin kostumin. Dhe në atë kostum bëjnë biznes, bëjnë biznes me Shqipërinë dhe nisën ta shesin copa-copa.

Ky lloj sistemi duhet të marrë fund! Këtu nuk është çështje e një qeverie, këtu nuk është çështje e ndërrimit të një qeverie, nuk është çështje e ndërrimit të posteve, nuk është çështje e një reforme. Këtu është çështje e rindërtimit të Shqipërisë nga e para.

Sepse vetëm me rindërtimin e Shqipërisë nga e para, shqiptari mund të jetë i lirë. Dhe vetëm ashtu Shqipëria mund të jetë me të vërtetë e shqiptarëve. Revolucion! Revolucion! Revolucion!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco