Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Kush është zyrtari i lartë në Aruba?

Protestuesit i shkojnë te dera e parlamentit, Rama ia mbath nga hyrja tjetër

Protestuesit i shkojnë te dera e parlamentit, Rama ia mbath nga hyrja tjetër

20:09, 18/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta qytetare ka vijuar për të 19-ën ditë radhazi, ndërsa tubuesit janë zhvendosur këtë herë pranë godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur po zhvillohej seanca plenare.

Qytetarët u pozicionuan pranë hyrjes kryesore të parlamentit, duke ushtruar presion ndaj mazhorancës.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, disa deputetë janë detyruar të përdorin hyrje alternative për të shmangur kontaktin me protestuesit.

Nën thirrjet dhe praninë e qytetarëve të revoltuar, edhe Edi Rama nuk ka përdorur hyrjen kryesore të godinës për t'u larguar nga Kuvendi. Ai është parë duke dalë nga një hyrje tjetër, larg protestuesve që ishin mbledhur përpara institucionit.

Protesta vijon prej 19 ditësh radhazi dhe organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi qytetar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco