Eurodeputetja italiane Cristina Guarda përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama duke iu kujtuar se PE njeh mbështetjen popullore të shqiptarëve ndaj Europës ndërsa ngrihen shqetësime të mëdha për rritjen e korrupsionit në nivelet më të larta të shtetërore, si dhe pengimin e drejtësisë për të vepruar.
Reagimi në instagram
"Kryeministri shqiptar Edi Rama foli për amendamentin tonë me një postim në Facebook, ku thotë se Parlamenti Evropian me votimin e djeshëm ndau faktet nga tymi lidhur me protestat për zonën e mbrojtur të Vjosë-Nartës. Mëkat, sepse ne themi saktësisht të kundërtën. Dje në Strasburg votuam raportin vjetor për Shqipërinë.
Ne i njohëm përparimet në rrugëtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e madhe popullore të shqiptarëve ndaj Evropës. Por ka ende probleme të jashtëzakonshme për t'u zgjidhur: liria e shtypit që ende nuk garantohet, korrupsioni fuqimisht i pranishëm, presionet mbi gjyqësorin dhe të drejtat e pakicave që nuk respektohen. Dhe pastaj është Vjosa-Narta. Amendamenti ynë, i votuar me shumicë të gjerë, kërkon një moratorium të menjëhershëm mbi autorizimet e reja, kantieret dhe projektet, derisa ligji për zonat e mbrojtura të jetë në përputhje me standardet evropiane.
Çdo projekt duhet të kalojë përmes vlerësimeve mjedisore rigoroze dhe përfshirjes reale të komuniteteve lokale, shkencëtarëve dhe shoqërisë civile. E shihni, Kryeministër Rama, protestat e popullit tuaj nuk janë tym në sy, por janë një burim i çmuar për demokracinë, që po i kundërvihet spekulimeve të super të pasurve mbi mjedisin, po i kundërvihet modelit zhvatës turistik; dhe qytetarëve tuaj, popullsisë shqiptare ne vetëm duhet t'u themi faleminderit" thotë eurodeputetja italiane në një video postim
© SYRI.net