Për herë të parë në një protestën e organizuar nga opozita ditën e djeshme (22 mars), janë përdorur metoda që i ngjajnë atyre ushtarake. Forca të shumta policie të shoqëruar me skuadrilje të forcave speciale, që ndiqnin turmën e protestuesve nga pas, që përpiqet t’i bllokojë nga të gjitha anët.
I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', gazetari Alfred Lela tha se kjo taktikë bie ndesh me praktikat standarde policore në vendet demokratike, ku forcat e rendit pozicionohen përballë protestuesve me qëllim mbrojtjen e institucioneve dhe ruajtjen e rendit, dhe jo për të rrethuar protestues paqësorë në një formacion ushtarak.
Këto veprime, shihen si pjesë e një përpjekjeje nga kryeministri Edi Rama, i cili duket se është në dëshpërim, për ta çuar vendin drejt një përplasjeje politike dhe sociale.
Qëllimi, është prishja e paqes dhe normalitetit të mbetur në vend, analizon Lela.
Kjo situatë analizohet nga dy këndvështrime.
Së pari, supozohet se kryeministri Rama e ndjen se ndodhet në fazën e tij të fundit politike, i rrethuar nga presioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, siç dëshmohet nga qëndrimet e fundit kritike të Parlamentit Europian dhe Bundestagut gjerman.
Së dyti, theksohet se përballë kësaj situate, opozita duhet të vazhdojë pa ndërprerje rezistencën e saj ndaj një mazhorance që tashmë e ka demonstruar natyrën e saj.
Deklarata në studio:
”Ka një përpjekje për të cënuar atë që mund të quhet paqe sociale apo paqe politike. Ka një intencion, ka një qëllimshmëri, ka një dashakeqësi, (dashakeqësi sigurisht është fjala më e butë) që mund të përdoret në këtë rast.
Dhe tani kjo tendencë, përveç goditjes së Sali Berishës, u duk edhe tek një gjë tjetër që është po kaq, po kaq dramatike dhe po kaq e poshtër.
Unë nuk kam parë dhe nuk besoj edhe shikuesit që po na ndjekin, edhe ju që jeni në studio apo në në lidhje, të keni parë përdorim të metodave ushtarake në një protestë civile.
Fakti që hedhja e policisë e shoqëruar me skuadrilje të forcave speciale, e ndiqte turmën e protestuesve nga pas, kur ne e dimë nuk ka nevojë për të qenë ekspert policor për të kuptuar që në protestat e gjithë botës, në vendet demokratike të paktën, policia është prita, e cila rri para protestuesve për të siguruar institucionet ose ose rendin.
Nuk ndodh që policia në një informacion ushtarak të përpiqet të fusë në rrethim protestuesit, edhe njëherë, protestuesit paqësorë në një vend demokratik siç supozohet ose siç thotë Edi Rama se është është Shqipëria.
Këto dy elemente janë përpjekje të Edi Ramës në dëshpërim sigurisht, për ta futur vendin dhe politikën në një përplasje politike dhe sociale, për të prishur edhe atë pak paqe dhe atë pak normalitet që ka mbetur në në në Shqipëri. Dhe, kjo ka dy prizme nga mund të mund të shihet.
I pari është Edi Rama në fund është e ndjen vërtet veten në kilometrin e fundit, i rrethuar tashmë edhe ndërkombëtarisht siç është parë edhe nga Parlamenti Europian, nga Bundestagu, nga qëndrimet e tyre të dy-tre javëve të fundit.
Dhe prizmi i dytë është opozita duhet të vijojë pa ndërprerje dhe të mos i japë, pra të mos i lëshojë nga litari i i rezistencës, kësaj mazhorance e cila tashmë e di edhe vetë, të paktën e demonstruar”.
© SYRI.net