Tirana këtë të diel (22 mars) ishte shtet policor, ku gjatë protestës paqësore te opozitës policia dhunoi protestuesit, por nuk i kanë shpëtuar dhunës as deputetet e opozitës por edhe ujë në drejtim të kreut të PD-së, Sali Berisha.
Dhunë barbare kanë ushtuar efektive të policisë ndaj deputetit te PD, Xhelal Mziu të cilët e kanë goditur me shkopinj gome
Teksa protestuesit janë afruar në kryqëzimin e xhamisë së Namazgjasë dhe kanë tentuar të vijojnë marshimin në rrugën drejt Parlamentit, janë ndalur nga policia. Kjo e fundit ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Por situata është tensionuar kur protestuesit i janë afruar godinës së AKSHIT. Teksa kanë tentuar të kalojën në këtë rrugë, policia i ka bllokuar duke mos i lejuar të vijojnë protestën, teksa nuk ka kursyer ujin dhe gazin lotsjellës.
Madje nga gazi lotsjellës protestuesit nuk janë ndjerë mirë dhe janë ndihmuar nga qytetarë.
Si një shtet policor, uniformat blu në një numër shumë të lartë nuk kanë lejuar protestuesit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të protestuar, pasi kanë përdoru gaz lotsjellës në sasi të shumtë, por edhe uji në drejtim të tyre.
© SYRI.net