Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz

'Sulmi ndaj Berishës dëshmon frikën e pushtetit'/ Ilir Meta: 22 Marsi, ditë triumfi për lirinë

'Sulmi ndaj Berishës dëshmon frikën e pushtetit'/ Ilir Meta: 22 Marsi, ditë triumfi për lirinë

22:38, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me protestën kombëtare të zhvilluar mbrëmjen e sotme në vend.

Meta e cilësoi 22 Marsin si një “ditë triumfi të lirisë”, duke falënderuar qytetarët nga Tirana dhe mbarë Shqipëria për pjesëmarrjen dhe reagimin e tyre. Sipas tij, revolta qytetare përbën një mesazh të fortë kundër qeverisjes aktuale.

Ai akuzoi institucionet shtetërore për dhunë ndaj protestuesve paqësorë dhe denonoi rrëmbimet e qytetarëve, si dhe reagoi  për një sulm ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në deklaratën e tij, Meta kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar për panik dhe duke parashikuar rënien e qeverisë së tij.

Në përfundim, Meta theksoi se vendimmarrja i takon qytetarëve, duke nënvizuar se “fjalën e ka populli dhe vetëm ai do të vendosë”.

Postimi i plotë:

22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të Lirisë.

Mirënjohje të gjithë shqiptarëve, nga Tirana dhe mbarë vendi, që me revoltën dhe zemëratën e tyre i dhanë sot një grusht Narkoregjimit.

Dhuna ndaj protestuesve paqësorë, rrëmbimet e qytetarëve dhe sulmi i narkopolicëve ndaj liderit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dëshmojnë panikun e thellë të Edi

Ramës dhe pushtetit të tij që do shembet nën këmbët e sovranit!

Edi Rama është tashmë thjesht një frikacak i trembur gjer në palcë, që fshihet poshtë çizmeve të Narkopolicisë.

Asgjë nuk ja ndryshon dot fundin atij!

Tani fjalën e ka populli dhe vetëm ai do të vendosë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco