Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz

Të lënduar në spital dhe disa të arrestuar nga protesta, Grimci: Policia as vetë nuk di kë kanë arrestuar!

Të lënduar në spital dhe disa të arrestuar nga protesta, Grimci: Policia as vetë nuk di kë kanë arrestuar!

22:32, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tensionet janë përshkallëzuar gjatë protestës së opozitës, ku raportohet për disa protestues të lënduar dhe të paktën shtatë persona të arrestuar nga policia.

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë konfirmuar se disa nga protestuesit e lënduar janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në një intervistë nga Komisarati, përfaqësuesja ligjore e PD-së, Eda Grimci ka konfirmuar  katër protestues të arrestuar në Komisariatin numër 3 dhe tre të tjerë në Komisariatin numër 6.

 “Presim të marrim informacion sepse akoma nuk kanë bërë raportet e shërbimit dhe as këta vetë nuk e dinë kë kanë arrestuar”, deklaroi Grimci.

Për sa i përket të lënduarve, përfaqësuesja ligjore e PD, konfirmoi se ka qytetarë që kanë përfunduar në spital. “Ka protestues të lënduar që janë te Trauma, por nuk kemi një numër fiks,” u shprehën Grimci, duke shtuar se deputetë të Partisë Demokratike janë nisur drejt spitalit për të verifikuar situatën nga afër.

Sapo më njoftojnë që ka protestues të lënduar që janë te Trauma. Ndërsa në komisariatin numër tre më thonë që janë katër protestues të arrestuar. Në komisariatin numër gjashtë janë tre. Nuk kemi informacion akoma te komisariati numër dy dhe katër. Te komisariati numër katër kemi dërguar avokatët tanë.

Te komisariati numër dy deri tani, thonë që ka, por na thonë që nuk, askush nuk rezulton që të jetë i shoqëruar te katra për protestën. Presim të marrim informacion sepse akoma nuk kanë bërë raportet e shërbimit dhe as këta vetë nuk e dinë kë kanë arrestuar që të marrim dhe neve saktë emrat e atyre që janë arrestuar deri tani.

Nuk kemi një numër. Më thonë që sapo më njoftojnë edhe nga selia e PD-së, gazetarët tanë aty, që ka të lënduar që janë te Trauma, por nuk kemi një numër fiks. Janë nisur deputetët tanë aty për të verifikuar në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco