Lajmi i fundit

E rëndë/ Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz

Prisnin protestuesit që dilnin nga selia e PD, civilët e narkopolicisë kapen gafil nga Malltezi: Falangat e krimit të...

21:32, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Edi Ramës mesa duket po vazhdon skenarët e përhershëm duke zënë në pritë qytetaret protestues në rrugët e Tiranës. Te vëshur si cilivlë ata janë filmuar duke pritur tinzarisht protestuesit, pas përfundimit të protestës. 

Në një deklaratë për mediat, Jamarbët Malltezi, denoncoi praninë e disa personave të veshur civilë, të cilët qëndruan në zonë edhe një orë pas përfundimit të protestës me qëllimin e vetëm për të arrestuar apo shoqëruar protestues. 

Malltezi theksoi se ky nuk ishte një veprim për zbatimin e ligjit, pasi protesta kishte përfunduar dhe askush nuk po kryente asnjë veprim të paligjshëm. “Këtu kemi të bëjmë thjesht me një bandë në pushtet që përpiqet të ruajë banditët në pushtet dhe të intimidojë qytetarët”, deklaroi ai, duke u bërë thirrje qytetarëve t'u përgjigjen këtyre akteve dhe t’u tregojnë vendin “banditëve që nuk respektojnë shtetin ligjor”.

Malltezi:

Protesta kishte një orë që kish mbaruar, por rrinin aty thjesht të kapnin, me sa duket të urdhëruar nga falangat e krimit të Edi Ramës.

Po të kemi parasysh, të dhjetë ata u nisën dhe katër, po t'i shikoni, janë ende tek stoli përtej aty.

Këtu nuk kemi të bëjmë me zbatim ligji, sepse askush nuk po bënte asnjë gjë, protesta kish mbaruar. Këtu kemi të bëjmë thjesht me një bandë në pushtet që përpiqen të të ruajnë, banditët në pushtet.

Përpiqen të të intimidojnë qytetarët. Por duhet t'i përgjigjemi të gjithë, qytetarët dhe t'i tregojmë vendin këtyre banditëve që nuk respektojnë shtetin ligjor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco