VIDEO/ Protestuesit drejt Parlamentit, Policia pritë me gaz lotsjellës, molotov e ujë

20:27, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas marshimit që patën tek AKSHI-t, në atë që njihet si kopshti privat i Edi Ramës, për nga korrupsioni i pamasë që kryeministri Edi Rama bën, protestuesit kanë vijuar përgjatë rrugës së Elbasanit, ku janë drejtuar për nga Parlamenti.

Por ka qenë policia e cila e mobilizuar u ka zënë pritë protestuesve dhe ka hedhur gaz lotsjellës, molotov dhe ujë drejt tyre, duke mos i lejuar të shkojnë drejt Kuvendit.

Ka qenë edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i cili u ka kërkuar punonjësve të policisë të mos prekin protestuesit dhe të mos i provokojnë ato, por këta të fundit nuk kanë ngurruar t’i dhunojnë me gaz e molotov si dhe ujë.

Molotovët, gazi lotsjellës dhe uji nuk ka kursyer as deputetët e PD, Luçiano Boçi dhe Xhelal Mziu, të cilët janë qëlluar me shkopinj gome nga punonjësit e Policisë së Shtetit, duke i dhunuar ata forcërisht.

Sigurisht policia e vënë nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama po gjurmon protestuesit nga pas, duke i sulmuar me gaz lotsjellës e ujë me piper, një tregues ky i frikës së pushtetit nga protestuesit paqësorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco