'E kam pensionin 4000 franga'/ E moshuara vjen nga Zvicra në protestë: E shitën vendin, po marrin vendime katastrofale

20:04, 22/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në protestën e mbajtur kundër qeverisë, një zonjë, emigrante në Zvicër që prej viteve '90 shprehu indinjatën e saj.

Edhe pse me një jetë të siguruar dhe një pension prej 4000 frangash, ajo tha se është kthyer për të protestuar, pasi nuk mund të qëndrojë indiferente.

“E shikoj që ky po merr vendime katastrofale. E shiti, e shiti, e shiti vendin,” deklaroi ajo. Sipas saj, transformimi i vendit ka qenë për keq. “Sigurisht që për keq. Është për të ardhur keq për popullin shqiptar,” shtoi ajo, duke shprehur keqardhje edhe për sjelljen e policisë ndaj qytetarëve.

Protestuesja: Unë kam, prej 90-ës jam në Zvicër. Dhe gjithmonë kur ka pasur protesta, jam mundu të dal. Nuk kam asnjë interes. Pensioni më ka dalë 4000 franga. Por e shikoj që ky po merr vendime katastrofale. E shiti, e shiti, e shiti vendin. Është e tmerrshme.

Gazetarja e SYRI: E shihni vendin tuaj që është transformuar?

Protestuesja:  Për keq, sigurisht që për keq. Është për të ardhur keq për popullin shqiptar. Është për të ardhur keq. Më vjen keq edhe për policinë që sillet në mënyrë harbute me njerëzit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco