Pas marshimit në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës dhe më të shtrenjtë për nga jetesa, në atë që njihet si ‘Zona e Bllokut’, protestuesit paqësore i janë drejtuar AKSHI-t, në atë që njihet si kopshti privat i Edi Ramës, për nga korrupsioni i pamasë që kryeministri Edi Rama bën.
Nën udhëheqjen e liderit demokrat Sali Berisha, protestuesit paqësisht kanë vijuar marshimin e tyre nëpër institucionet më të korruptuara të vendit, ku pa dyshim një prej tyre është edhe Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit, AKSHI, ku ish drejtoresha e saj, Mirlinda Karçanaj është vënë nën akuzë nga SPAK për tendera korruptive në këtë institucion.
Sigurisht policia e vënë nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama po gjurmon protestuesit nga pas, duke i sulmuar me gaz lotsjellës e ujë me piper.
© SYRI.net