Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

‘Meta në izolim në mënyrë të paligjshme’, Xhixho: Shqipëria ngec në rrugën evropiane, ‘Balluku' bllokoi procesin

15:38, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Procesi i integrimit evropian të Shqipërisë duket se ka hyrë në një fazë stanjacioni, ndërsa Brukseli ende nuk ka dhënë dritën jeshile për avancimin e mëtejshëm të negociatave. Mungesa e një vendimmarrjeje lidhet me pikëpyetje të shumta nga vendet anëtare mbi zbatimin real të reformave, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, ku "çështja Balluku" është shndërruar në një test kyç të dështuar për vendin.

Në qendër të vlerësimit aktual është raporti i ndërmjetëm, i njohur si IBAR, i cili mat përmbushjen e kritereve bazike në kapitujt themelorë, si ai i drejtësisë (23 dhe 24). Këta kapituj janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen, dhe një vlerësim pozitiv në këtë fazë është kusht i domosdoshëm për të mbyllur çdo kapitull tjetër negociues.

Gjatë një interviste në Syri tv me moderatorin Arnold Kariqi, deputetja e opozitës, Erisa Xhixho, tha se megjithëse pala shqiptare e ka paraqitur raportin e saj që prej 25 shkurtit, Brukseli ka kërkuar më shumë kohë për shkak të shqetësimeve të ngritura nga shtete si Gjermania, Suedia, Belgjika dhe Franca.

Një nga pengesat kryesore që ka minuar besueshmërinë e Shqipërisë është menaxhimi i rastit të ish-ministres Belinda Balluku. Vendimi i mazhorancës socialiste për të mos miratuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të saj është parë si një sfidë e hapur ndaj parimeve të shtetit ligjor. Sipas deklarimeve nga Brukseli, përfshirë atë të europarlamentarit David McAllister, ky rast ishte një "test" për luftën kundër korrupsionit dhe për vetë procesin e integrimit, një test të cilin Shqipëria nuk e kaloi.

Arnold Kariqi: Shqipëria duket se ka mbetur stok. Çfarë po ndodh zonja Xhixho, jeni dhe pjesë e e komisionit të integrimit?

Erisa Xhixho: Patjetër. Së pari duhet të kuptojmë dhe të sqarojmë qytetarët se në çfarë faze, sepse nuk ka asnjë sqarim nga ana e qeverisë. Është një raport që përpilohet si një fazë e ndërmjetme, IBAR-it, që përcakton pikërisht në qoftë se shteti negociues ka plotësuar kriteret bazike, në çështjet e grup-kapitullit të themeloreve, ku kemi drejtësinë, ku kemi reformën në drejtësi,  kapitujt 23-24, kemi të bëjmë me lirinë, me luftën ndaj korrupsionit, që është pikërisht grup-kapitulli i parë që hapet, i fundit që mbyllet. Pse ka raporti i IBAR-it kaq rëndësi? Ka rëndësi sepse pa këtë raport të ndërmjetëm, pra këtë raport fillestar që kalon nga grupi  që është i përbërë midis vendeve të Bashkimit Europian, pra pjesëmarrësve nga Bashkimi Europian dhe vendit negociues nuk mund të mbyllësh asnjë kapitull. Pra faktikisht që nga 25 shkurti kur është paraqitur ky raport nga pala shqiptare, nuk ka asnjë vendimmarrje nga Brukseli. Është kërkuar më shumë kohë, ka pasur shumë pikëpyetje nga vendet anëtare, nga Gjermania padyshim, por jo vetëm, nga Suedia, nga Belgjika, nga Hollanda, nga Franca përsa i përket çështjes së migracionit, por dhe nga vende të tjera të cilët kanë dashur të shohin zbatimin e reformës në drejtësi, në qoftë se po zbatohet me korrektësi hetimi ndaj zyrtarëve të lartë, dhe padyshim çështja Balluku.

Arnold Kariqi: Lidhet kjo edhe me çështjen e Ballukut?

Erisa Xhixho: Patjetër. Mos harrojmë që, Brukseli foli shumë qartë, foli nëpërmjet europarlamentarit David McAllister, ku tha mjaft qartë që çështja Balluku është një test për luftën ndaj korrupsionit dhe një test për procesin e integrimit europian dhe pikërisht i referohet dhe grup-kapitullit të parë të themeloreve. Ky test nuk u kalua fatkeqësisht nga Shqipëria. Kjo mazhorancë vendosi që të përdori imunitetin e deputetes Balluku si një mburojë, si një bunker juridik ndaj kërkesës së Prokurorisë Speciale, e cila prej dy muajsh kishte kërkuar pikërisht mandatin e zonjës Balluku, sepse ka të dhëna, fakte dhe prova që dëshmojnë tashmë që zonja Balluku ka ushtruar pushtetin e saj për të intimiduar dëshmitarë, për të prishur prova dhe absurdi qëndron që në qoftë se do të kemi një standard evropian, do të ishin në dorëheqje, do të ishim në shkarkim në momentin që ngrihet një akuzë penale ndaj zyrtarit të lartë.

Këto jo vetëm që nuk ndodhën, por në qoftë se prokuroria kërkoi që brenda 72 orëve të jepej drita jeshile drejtësisë, u zvarritën në dy muaj dhe për të sqaruar qytetarët shqiptarë, ne e kthyem fatkeqësisht parlamentin në një gjykatë dhe prokurori. E vetmja gjë që duhet të bënte parlamenti dhe që është standard evropian është vetëm sheh në qoftë se ka përndjekje politike dhe mandati dhe imuniteti është vënë kryesisht për deputetët e opozitës, jo për deputetët e mazhorancës, sepse përndjekjen politike e kanë absolutisht deputetët e opozitës.

Dhe në Këshillin e Mandateve u tha mjaft qartë që nuk ka përndjekje politike nga avokati i zonjës Balluku. Kjo nuk vazhdoi, por biles u bë analizë pse kjo masë, pse ajo masë sigurie.  Ky është një rast i paprecedent, gjë që minon, minon procesin e integrimit evropian, duke qenë se Mali i Zi i është hapur drita jeshile, është kaluar dhe janë mbyllur siç e the, 14 kapituj, ndërkohë që nga vendet anëtare është kërkuar kohë pikërisht sepse nuk është një listë ligjesh. Pra ne kishim mbi 40 ligje që duhet të plotësonim në këtë fazë dhe duhet të kuptojmë që procesi i integrimit evropian nuk është një listë ligjesh që ne miratojmë, por si i zbatojmë ato.

Pra në qoftë se ne themi barazi para ligjit, nuk mundet që të themi 14 vjet burg për atë që nuk paguan energjinë elektrike, burg për atë që parkon dysh, ndërkohë Balluku që ishte numri dy më i pushtetshëm i kësaj qeverie, ka qëndruar në krye të detyrës edhe pse ka pasur një akuzë të ngritur dhe nga ana tjetër përdoret mandati për të bunkerizuar dhe...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco