Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 22-të e protestës qytetare në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama

Opozita takon Olav Gutting: Shqipëria të bëjë përparim në shtetin ligjor, luftojë korrupsionin dhe zgjedhje të ndershme

Opozita takon Olav Gutting: Shqipëria të bëjë përparim në shtetin ligjor, luftojë korrupsionin dhe zgjedhje të ndershme

14:43, 18/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti Klevis Balliu, po zhvillojmë një vizitë zyrtare në Bundestag, ku janë takuar me deputetin Olav Gutting.

‘Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë:

Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian.

Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje.

Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.

Gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco