Protesta e 22 marsit/ Berisha: Do jetë një betejë për Europën, për të hapur dyert e integrimit që i ka mbyllur Edi Rama

Protesta e 22 marsit/ Berisha: Do jetë një betejë për Europën, për të hapur dyert e integrimit që i ka mbyllur Edi Rama

11:06, 16/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta e 22 marsit do të jetë “një betejë për Europën”.

Berisha u shpreh se 22 marsi është një ditë frymëzimi për shqiptarët dhe i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në atë që e cilësoi si kryengritjen më të fuqishme paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria. Sipas tij, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian është fati më i mirë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se, për të mbrojtur vjedhjet, ka mbyllur dyert e integrimit të vendit në BE, duke theksuar se këto dyer mund t’i hapin vetëm qytetarët shqiptarë përmes reagimit të tyre.

FJALA E BERISHËS:

Gazetarët: Çfarë do të ndodhë me 22 mars zoti Berisha?

Sali Berisha: 22 marsi është ditë frymëzimi për shqiptarët, është dita kur de facto me votë rrëzuan diktaturën më të egër që kishin njohur.

22 marsi është dita në të cilën shqiptarët ftohen në kryengritjen e tyre më të fuqishme paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Sot, çdo qytetari i them kaq, se fati i tij, fati i Shqipërisë është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve.

Kjo është e vërtetë për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE se ai është fati më i mirë për Shqipërinë dhe për çdo qytetar.

Pra, 22 marsi është një betejë për Europën, për rrugën evropiane.

Është një betejë kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjet e tij, iu mbylli shqiptarëve dyert e integrimit në BE.

Këto dyer nuk mund t’i hapë askush, nuk mund t’i hapë asnjë vend, nuk mund t’i hapë asnjë institucion tjetër përveç qytetarëve shqiptarë, të cilët duhet të ngrihen fuqishëm në këtë betejë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco