Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV, ka komentuar përplasjen e kryeministrit Edi Rama me gazetaren Ambrozia Meta.
Gjatë bisedës me moderatorin, Arnold Kariqi, Vasilit u shpreh se, reagimi i kryeministrit ndaj gazetares së SYRI-t lidhet me faktin se ai është mësuar vetëm me media të kontrolluara.
Ai u shpreh se Rama, sipas tij, preferon media që, sipas pretendimeve të tij, dezinformojnë opinionin publik dhe nuk bëjnë pyetje kritike.
Vasili theksoi se çdo gazetar apo media që, sipas tij, nxjerr në pah korrupsionin apo problematika të qeverisë, përbën shqetësim për kryeministrin. Ai shtoi se përplasja me gazetaren Meta është shembull i reagimit ndaj pyetjeve që kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie.
Vasili u shpreh se, ‘kryeministri që ka gjithë pushtetin në Shqipëri doli më i vogël se gazetarja Ambrozia Meta’.
‘Është shumë e thjeshtë. Sepse në mendjen e tij, ai ka vetëm televizione dhe media të blera, të rrëmbyera, të cilat e keni parë, i ushqen, u jep lekë, ata dhe që janë media që mashtrojnë dhe dezinformojnë 24 orë në ditë opinionin publik.
Dhe tani, qoftë një Ambrozia Meta, e vetme, Syri i vetëm, është një tmerr i paparë, sepse në mendjen e tij, ai është një njeri që ka ëndërr të ketë vetëm një televizion, të cilit çdo gjë t'ia japë ky me shkrim, një RTV, po ta quaj RTSH dhe të mos ketë asnjë tjetër.
Sepse kushdo që nxjerr hajdutërirat, korrupsionin, faktet e tmerrshme, të cilat flasin vetë se janë kaq të trasha, për këtë është tmerr i paparë, sepse ai jeton vetëm mbi demagogjinë, mbi propagandën, mbi mashtrimin, sikurse ka ekzistuar dikur para viteve '90, që duke mashtruar, populli shqiptar i thoshin popullit shqiptar që ne jemi shumë mirë, ne kemi marrë çmime se kemi siguruar bukën në vend, njerëzit s'kishin, dilnin hanin gjethe ulliri dhe të tjera, derisa ndodhi ajo që e keni, ju s'e keni jetuar, jeni të rinj, po që ajo katastrofë njerëzit u bënë kockë e lëkurë, po thoshin ju jeni të ngopur e të tjerë.
Ai ka vetëm këtë në mend. Kështu që një njeri, i cili, do ta, këtë dhe me këtë do doja ta mbyllim,
Me të cilin rëndojnë faje shumë të rënda, evidente, të cilat provat e fakte dokumentet janë në, në posedim, i ka opinioni publik, i ka media, është e qartë që çdo fjalë, çdo pyetje e gazetarit që hedh dritë mbi këto krime shtetërore, sigurisht për të është një moment krize, një moment humbje kontrolli. Po në fund fare, opinioni publik kuptoi që kryeministri gjoja, 2 metra i gjatë dhe me gjithë pushtetin në Shqipëri, është më i vogël, shumë më i vogël se Ambrozia Meta’, u shpreh Petrit Vasili ndër të tjera në SYRI TV.
© SYRI.net