Erebara: Aksionet e Ramës për hapësirat publike janë propagandë, jo zgjidhje afatgjata

Erebara: Aksionet e Ramës për hapësirat publike janë propagandë, jo zgjidhje afatgjata

22:11, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në rrjetet e tij sociale, gazetari Gjergj Erebara ka ngritur shqetësimin për atë që ai e cilëson si dështim të aksioneve propagandistike të qeverisë për lirimin e hapësirave publike, duke theksuar se ndërhyrjet e bujshme nuk kanë sjellë zgjidhje të qëndrueshme në terren.

Sipas tij, ndërsa policia ushtron presion ndaj qytetarëve të zakonshëm, fenomenet e vjetra rikthehen sapo mbaron aksioni mediatik, duke treguar mungesën e institucioneve funksionale. Në reagimin e tij, Erebara sjell si shembull një situatë të fundit në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Postimi:

Te ky sheshi këtu te Komuna e Parisit, për shumë vite pati një parking ilegal me një kabinë rojeje dhe disa fytyra të shëmtuara deri sa vitin e kaluar, ai aksioni i aksionistit Edi Rama për çlirimin e hapësirave publike e çliroi. Dje vajta të blej ca jeshilllëqe, (qumështor/radhiqe, pazí, labotë, lëpjetë e të tjera si këto) dhe fshataret më thanë se isha me fat që i kapa kaq vonë në orën dy sepse e kishin kaluar paraditen duke iu fshehur policisë.

Sot në mbrëmje fytyrat e shëmtuara që efektivisht kontrollojnë territoret e qyteteve tona ishin kthyer. Policia që kishte ndjekur këmba-këmbës fshataret e moshuara që shesin "harxhe të egra" ishte zhdukur. Edi Rama, çlirimtari i madh i hapësirave publike ishte i zënë me promovimin e librit me fjalime në raste iftaresh. Kjo tregon shokë revolucionarë edhe një herë që nismat aksioniste prodhojnë propagandë por nuk ndërtojnë institucione.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco