Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Klani 'Bajri' kërcënon deputeten Koçeku

‘Kryespekulanti imobiliar Edi Rama nxiti rritjen e çmimeve të karburantit!’

‘Kryespekulanti imobiliar Edi Rama nxiti rritjen e çmimeve të karburantit!’

13:58, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri ka denoncuar kryeministrin Edi Rama, se me deklaratat e tij ka nxitur rritjen e çmimeve të karburantit.

‘Kryespekulanti imobiliar Edi Rama nxiti rritjen e çmimeve të karburantit! Pas paralajmërimit të tij, sot disa kompani karburantesh kanë nisur rritjen e çmimit të naftës, ku nga 172 lekë për litër ka shkuar në 176 lekë për litër’, shkruan Xhaferri në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryespekulanti imobiliar Edi Rama nxiti rritjen e çmimeve të karburantit!

Në këtë vend, nën regjimin e Edi Ramës, spekulimi është kthyer në ligj në sektorët që drejtojnë ekonominë.

Pas paralajmërimit të tij, sot disa kompani karburantesh kanë nisur rritjen e çmimit të naftës, ku nga 172 lekë për litër ka shkuar në 176 lekë për litër.

Karburanti është gjaku i ekonomisë dhe kjo rritje pritet të ndikojë në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Qytetarët duhet të reagojnë urgjentisht përballë kësaj babëzie të kryespekulantit Rama që takson karburantin më shumë se çdo vend tjetër në Evropë.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut që e marrin naftën në Portin e Durrësit e shesin për qytetarët e tyre shumë herë më lirë se Narkoqeveria e Tiranës.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco