Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, deputeti Eno Bozdo u shpreh se zona të tëra po lihen në harresë të plotë nga pushteti, me infrastrukturë të shkatërruar, mungesë investimesh dhe premtime të pambajtura prej vitesh.
Deputeti denoncoi gjendjen e rëndë të rrugëve, mungesën e kanalizimeve dhe përmbytjet e përsëritura që, sipas tij, po u pamundësojnë banorëve një jetë normale dhe po rrezikojnë shëndetin e tyre.
Fjala e tij:
Në gjendje të mjeruar që pamundëson jetën e të gjithë banorëve të zonës. Rruga ka mbetur në mes, diçka më shumë se në mes, në 2/3, që nga viti 2012, kur me qeverisjen e Partisë Demokratike u arrit të ndërtohej një pjesë e kësaj rruge dhe më pas me gjithë premtimet e njëpasnjëshme në të gjitha fushatat elektorale, qoftë pushtetit qendror, qoftë pushtetit vendor, rruga është jo ekzistuese. Është e pamundur për dikë të shkojë vetëm për 2 km të marrë shërbime minimale. Është e pamundur për ata banorë që të kenë një jetë normale aty. Banorët e kësaj zone janë ngritur shpeshherë në protesta, por siç kuptohet absolutisht asgjë e jashtëzakonshme.
Dua të përmend gjithashtu rrugë të tjera, siç është rruga nga shkolla “18 Tetori” deri në Golem, që lidhet edhe me lagjen “11 Janari”, që është gjithashtu në gjendje të mjerueshme. Në të njëjtën kohë kanalizimet e lagjes “11 Janari” në qytet nuk ekzistojnë dhe të gjitha ujërat e zeza dhe të bardha derdhen aty duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Rruga “Geg Brigada e Dytë”, rruga “Feren Partizan” që lidhet me Tapinë, si dhe lagjja Postbllok, rruga Kozare e Madhe–Qoshk, si dhe rrugët e brendshme të Kozares, të gjitha janë rrugë në gjendje të mjerueshme dhe pothuajse të pakalueshme.
Duhet të ndalim gjithashtu edhe në një rast të veçantë: ura e fshatit Bardhaj, urë që detyron banorët të kalojnë lumin, edhe pse do të mjaftonte një investim minimal për t’i dhënë zgjidhje kësaj gjendjeje katastrofike. Në të njëjtën kohë, zona të tëra të Kurçovës, fshatrat Tapi, Kozare, Salc Kozare, Ferras, janë përmbytur minimalisht dy deri në tre herë në harkun kohor të disa muajve. Janë përmbytur serat, tokat dhe familjet. Me gjithë premtimet e njëpasnjëshme për ndihmë nga pushteti qendror dhe vendor, absolutisht asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
© SYRI.net