'Demonizojnë qytetarët që protestojnë'/ Noka u përgjigjet ‘kritikëve’ me VIDEO: Narkoshteti i do protestat e heshtura…

11:50, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me kritikat e sponsorizuara në mediat e qeverisë, ku demonizohen protestuesit në protestat e opozitës gjatë muajit të fundit, kundër narkoqeverisë së Edi Ramës dhe korrupsionit galopant që ka përfshirë çdo institucion shtetëror.

‘Një turmë e atrofizuar mendjemykurish, që ndënjet nëpër divane e kafene, gjen guximin të demonizojë qytetarët që protestojnë, se meqënëse në shesh i thirri opozita, protesta e tyre vlekërka më pak se ato në Francë, Spanjë, Itali, Greqi e kudo tjetër’, shkruan Noka në Facebook.

Gjithashtu Noka ka shpërndarë një video ku tregohen protestat në Francë, Spanjë, Itali e Greqi dhe thekson se ‘narkoshteti i do protestat e heshtura dhe kërkon që me ububu t'i frikësojë qytetarët që të mos dalin në protestë’.

Postimi i plotë:

Ato gojë që përsërisin si papagaj parullat propagandistike të llojit "ku është katandisur opozita", nuk shikojnë pensionet e mjera që kanë, skandalet e çdo dite dhe arrogancën e një grupi kusarësh, që mirë se i thonë vetes parti, por kanë guximin ta quajnë socialiste. Një turmë e atrofizuar mendjemykurish, që ndënjet nëpër divane e kafene, gjen guximin të demonizojë qytetarët që protestojnë, se meqënëse në shesh i thirri opozita, protesta e tyre vlekërka më pak se ato në Francë, Spanjë, Itali, Greqi e kudo tjetër.

Të nderuar protestues! Injorojini këta që e bënë gropë divanin dhe presin që zgjidhja të vijë nga qielli! Narkoshteti i do protestat e heshtura dhe kërkon që me ububu t'i frikësojë qytetarët që të mos dalin në protestë. Doemos që po. Se prej këtij presioni qytetar shkarkoi 7 ministra dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë. Tellallët pro qeverisë i ka paguar me paratë tuaja, jo të vetat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco