Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 të zhdukurit e diktatorit!

Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 të zhdukurit e diktatorit!

11:36, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Besim Ndregjoni/

Një përgjigje për Kryeministrin!

Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 të  zhdukurit e diktatorit!

Për  herë të parë dje opozita bëri një proteste morale, fisnike duke paraqitur para shoqërisë se diktatorët nuk mund të drejtojnë  në demokraci dhe shpalosi urrejtjen ndaj financimeve qeveritare dhe korrupsionit për të përjetësuar figurën e diktatorit!

Dje opozita po kërkonte  ndjesë me protestën për 6000 shqiptarë që ishin pushkatuar nga diktatori Enver Hoxha dhe sot nuk kanë një varr në tokën e tyre!

Dje opozita nuk protestoi vetëm ndaj një qeverie të  korruptuar, por ndaj Ajtollahut  shqiptar që ka krijuar një  regjimi ku përbuzën krimet e diktatorit dhe vlerësohen veprat dhe krimet e tije!

Dje reagoi Ministria e brendshme dhe e quajti zemërimin e protestuesve 20 - vjeçarë ndaj godinës ku janë bërë plane ogurzeza ndaj jetëve të pafajshme të antikomunistëve shqiptare, ku sot nuk kanë një varr si veprim antikombëtar. Ministri i kulturës dhe Kryeministri i vendit u tronditen se qenka trembur një grup artistesh. Hipokrizi totale, e pa moralshme e kësaj  qeverie me bindje ideologjike diktatoriale për të fshire krimet e diktaturës të Hitlerit të pas  luftës së dyte botërore Enver Hoxha!

Dje opozita u përcolli shqiptarëve se diktatoret nuk kanë vend në një  sistem demokratik!

Dje zemërimi popullor nuk ishte ndaj një godine ku kishte jetuar diktatori, por ndaj një Kryeministri që financon miliona dollarë për të i riparuar këta  godina, dhe nuk lejon të ndërtohet një muze për  qindra mijëra shqiptare që përballuan diktaturën dhe patën humbje njerëzore të pakrahasueshme me vendet e Evropës juglindore ku pati regjime komuniste!

Dje opozita kërkoi  të japi dorëheqje një Kryeministër që ka sfumuar të gjitha mjetet e funksionimit të shtetit të së drejtës!

Qesharake por dhe shumë domethënëse ishte shkarkimi i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së shtetit Ilir Proda. Kryeministrit po ti prekish godinën e diktatorit ai të pushon menjëherë! Dhe kjo ndodhi një dite me pas! Turp për ata media që e trumbetua shkarkimin e tij sikur nuk mbrojti protestën e opozitës! Jo zotërinj ai u shkarkua se nuk mbrojti vilen e diktatorit!

Dje mesazhi i opozitës nuk ishte pushteti por demokracia liria! Kjo tregon moralin e besueshmërisë ndaj popullit!

Dje opozita tregoi moralin se demokracia nuk ndërtohet  mbi harresën!

Dje opozita u kthye në misionin antikomuniste!

Pa u krye ky mision nuk mund të ketë demokraci dhe liri!

Liria mbrohet nuk dhurohet!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco