Rama vajton për Vilën e Enverit, por jo për Varrezat e Dëshmorëve të Kombit!

Rama vajton për Vilën e Enverit, por jo për Varrezat e Dëshmorëve të Kombit!

11:14, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Kur servilizmi arrin kulmin dhe kur përdhosja e çdo vlere dhe morali bëhet mënyrë jetese, atëherë të dyja bashkë këto janë dimensionet e vetme të një njeriu: Edi Ramës.

Dje gjithë paraditen ky njeri servil bëri një vajtim të madh për Vilën e Enverit dhe u ngashërye për të.
Për Vilën e Enverit dha edhe para qeveria e tij për ta rikonstruktuar.

E natyrshme kjo, sepse Edi Rama e ka me merak vilën, si dhe sepse ka idhullin e tij më të madh Enverin, banorin më të rëndësishëm të asaj vile, të cilin Edi Rama përpiqet ta imitojë çdo ditë.

Ndërkohë që Vila e Enverit është simbolika e të keqes, të dhunshmes, të ligës, e kundërta e saj janë Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, që janë mishërimi i sakrificës më të lartë që njeriu kryen në emër të idealit dhe moralit.

Por në Shqipërinë që qeveriset nga Edi Rama, gjendja e tyre tregon qartë se çfarë antimorali udhëheq këtë njeri.

Të lëna krejt pas dore, me pllaka të thyera, në zymtësinë e njollave të errëta në veshjet murale, me infrastrukturën e 50 viteve më parë, kur ajo u ndërtua, ato janë prova e përçmimit, indiferencës dhe mungesës ekstreme të respektit për martirët nga ana e Edi Ramës, vajtuesit zemërçjerrë të Vilës së Enverit.

Është e paimagjinueshme që Edi Rama, që shpërdoron e grabit miliarda euro dhe që rikonstrukton Vilën e Enverit, bën edhe instalacion druri në kryeministri, nuk lëviz as gishtin për të ndryshuar situatën në Varrezat e Dëshmorëve, simbol i martirëve të rënë për atdhe.

Shihni fotot e gjendjes së mjeruar të Varrezave të Dëshmorëve dhe do të kuptoni antimoralin e pështirë dhe servil të Edi Ramës, që vajton për Vilën e Enverit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco