Berisha: Sokol Bizhga duhet dënuar për tradhti të lartë, e la kolegun e tij të digjej i gjallë nga kriminelët

11:03, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga SPAK, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i pyetur për emërimin e Sokol Bizhgës në krye të policisë, e cilësoi këtë të fundit si 'një armik të egër i ligjit dhe një tradhtar të kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët'.

'Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite.

Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës.' - u shpreh më tej Berisha.

FJALA E BERISHËS:

Pyetje: Z. Berisha, po për emërimin e Sokol Bizhgës në krye të policisë?

Sali Berisha:  Një armik i egër i ligjit, një tradhtar i kolegut të tij, që e dogjën të gjallë në makinë kriminelët Gjergj Mehmetin dhe ky ia mbathi.

Dhe del e u thotë se kalova nëpër kodra e nëpër male si partizan ky gjoja.

Ky është një tradhtar që e meriton të dënohet për tradhti të lartë ndaj shokut, ndaj bashkëluftëtarit të paktën 30 vite.

Prandaj e vuri Edi Rama aty tani, hoqi Prodën se nuk mbrojti vilën e Enverit dhe vuri këtë tani kundër opozitës.

Por ta dijë mirë se opozita e ka të dënuar atë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco