Jo vetëm rrugët/ Berisha: Shembet tuneli në Murrash! Mbahet sekret…

Jo vetëm rrugët/ Berisha: Shembet tuneli në Murrash! Mbahet sekret…

10:19, 02/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike ka ndarë në faqen e tij në facebook një informacion në lidhje me shembjen e tunelit në Murrash që i përket aksit Elbasan Përrenjas.

Sipas informacionit që ka publikuar kreu demokrat, “është informacion jo zyrtar me burime të sigurta”. “ARRSH e mohon”. “Me sa di unë ka zënë brenda dhe një makineri gërmimi shumë të shtrenjtë. E mbajnë të fshehtë!

Mesazhi I Berishës:

Shembet tuneli në Murrash! Mbahet sekret shembja!

Përshëndetje dr. Ditën e enjte bëhet me dije nga burime jo zyrtare se gjatë kohës që punëtorët ishin larguar nga fronti i punës ka patur shembje në një nga tunelet në ndërtim në Murrash.

Nuk dihet nëse ka patur njeri brenda. Eshtë informacion jo zyrtar me burime të sigurta. ARRSH e mohon. Me sa di unë ka zënë brenda dhe një makineri gërmimi shumë të shtrenjtë. E mbajnë të fshehtë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco