Avokatja Adriana Kalaja, ka denoncuar praktika antiligjore dhe të motivuara politikisht nga ana e Policisë së Shtetit në menaxhimin e protestave të fundit, duke sjellë në vëmendje një rast flagrant të ndalimit të një të riu pa asnjë lidhje me protestën.
Në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, Kalaja u shpreh se ndalimet e kryera pas protestës së opozitës janë një “fenomen i çuditshëm” dhe në shkelje të hapur të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Strasburgut për të drejtën e tubimit. Sipas saj, me ndryshimet në Kodin Penal në vitin 2021, protestat nuk kanë më nevojë për leje, dhe policia ka për detyrë ligjore vetëm të marrë masat për mbarëvajtjen e tyre. Në vend të kësaj, policia fillimisht refuzon të garantojë sigurinë dhe më pas përdor dhunë disproporcionale.
Adriana Kalaja: Së pari njëherë, ka një problem shumë të madh, në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por edhe të Gjykatës së Strasburgut që lidhet me tubimet. Ka që në 2021 që ka ndryshuar neni 262 i Kodit Penal, ku thuhet që nuk ka nevojë për të marrë leje. Pra, ligji detyron policinë në momentin që i çohet njoftimi për të marrë masat e nevojshme, për të planizuar mënyrën e qarkullimit, mënyrën se si do sigurohet mbarëvajtja e protestës dhe jo fillimisht refuzohet, pra thuhet, ne nuk garantojmë marrjen përsipër të protestave. Nga ana tjetër, ne shikojmë që kryhet një dhunë disproporcionale edhe në kronikat që ju sapo patë, por ne të paktën që mbas protestës jemi të detyruar edhe ligjërisht për shkak të profesionit, por edhe moralisht për t'i qëndruar protestuesve në krah dhe që shkojmë nëpër komisariatet në të gjithë Tiranën, na ndodh një fenomen i çuditshëm.
Edhe ditën e shtunë në të gdhirë të ditës së diel, unë personalisht për shembull kam qenë deri në 3:30 të mëngjesit në komisariatin numër katër, ku u ndaluan në mënyrë antiligjore dy protestues. Dhe kjo bëhet, e dinë shumë mirë që gjykata i nxjerr. Madje në shumicën e rasteve, gjykata ka shpallur të paligjshëm edhe arrestimin, ndalimin e tyre. Ndërkohë që ne na thuhet, po presim provat. Në fakt, ato presin vetëm urdhrin politik se çfarë do të bëhet me protestuesit. Por e çuditshme e di kush ishte në këto dy ndalimet që u bënë te komisariati katër, sepse këto duhet të kenë patjetër statistika dhe duhet të tregojnë që shiko sa të ashpër po sillemi ne me opozitën. Të dy personat e ndaluar nuk kanë asnjë lidhje me... Dhe njëri nga këto djem që ishte dhe në moshë të re, 20 vjeç, ja deklaronte, përveç se vuante një nga një sëmundje ankthi dhe u bë keq edhe në atë moment kur i komunikuan ndalimin. Përveç se deklaroi që kishte nënën të sëmurë me kancer dhe tha, nuk dua që ta marri vesh, sepse mund të ketë një pasojë te nëna. Tha, gjithë familja ime tha, është pjesë e PS-së dhe administratës së PS-së. Unë tha kam qenë në një kafe, tregoi dhe kafen ku kishte qenë.
Ju sfidoj tha që të hapni kamerat e kafes dhe më nxirrni një provë që unë, edhe po të kisha marrë pjesë në protestë, se nuk është antiligjore të marrësh pjesë në protestë, nuk është shkelje penale. Por tha, më nxirrni një provë që unë kam qenë në protestë dhe mbi të gjitha kam kryer veprime të dhunshme. Se çfarë ndodh? Kjo është vepër penale më vete pastaj, përveç ndalimeve të paligjshme. Këto tani i fusin nja pesë akuza, që të shkojnë sa më të blinduar në prokurori dhe kur vjen prokurori për të caktuar masat e sigurimit, përveç se në përgjithësi edhe vetë prokurori kërkon detyrim paraqitje, por prokurori i heq të gjitha këto akuza se janë të pabaza. Për shembull, këta dy personat që s'kishin lidhje me Partinë Demokratike, edhe sikur të ishin në protestë, e di për çfarë kishin një nga akuzat? Organizim të protestave të paligjshme.
© SYRI.net