Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndarë në faqen e tij në facebook një postim video me debatin që një qytetar nga Tragjasi ka zhvilluar më Edi Ramën.
Aty shikohet arroganca e kryeministrit ku i thotë qytetarit je një idiot. Ndërkohë që qytetari i thotë se nuk duhet ti thuhet idiotë gjithë fshatit të Tragjasit.
“Kështu i do mushka drutë”, shkruan kreu demokrat në mesazhin e tij, duke përgëzuar banorin e Tragjasit për përgjigjet e tij.
Postimi i Berishës:
Përgëzime të sinqerta qytetarit guximtar për përgjigjen e tij! I lumtë! Kështu i do mushka drutë.
© SYRI.net