Këlliçi: Rama në vilën e Enver Hoxhës, si kthim dy herë në vendin e krimit

Këlliçi: Rama në vilën e Enver Hoxhës, si kthim dy herë në vendin e krimit

12:47, 01/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama tek vila e diktatorit Enver Hoxha.

Këlliçi e cilëson këtë vizitë si një “kthim dy herë në vendin e krimit”, duke lidhur të shkuarën historike me ngjarjet e fundit, ku sipas tij metodat tinzare të Ramës dhe njerëzit e tij të infiltruar në protestë nxitën flakën mbrëmë.

Në një postim në FB, Këlliçi akuzon kryeministrin për manipulim dhe sulm ndaj protestuesve, ndërsa thekson se qytetarët dhe demokratët që protestojnë po ruajnë nderin e vendit përballë korrupsionit.

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit:

Rama në vilën e diktatorit, si kthim 2 herë në vendin e krimit!
Edi Rama u shfaq sot tek Vila e Diktatorit, babait të tij politik Enver Hoxha, si kthim 2 herë në vendin e krimit, të krimit historik që bijtë e etërve nuk e dënuan kurrë, dhe krimit aktual, pasi pikërisht metodat e tij tinzare dhe njerëzit e tij të infiltruar në marshimin tonë, nxitën flakën mbrëmë.

Ishin ata që inskenuan e mashtruan për një çast protestuesit duke u thënë se aty strehohej dhe ishte prezent Edi Rama. Çka ndodhi më pas, është shprehja e ndjenjës që njerëzit kanë për kryeministrin më të korruptuar në Europë. Shfaqja sot atje e Ramës ishte për të korrur frytet e asaj që mbolli vetë.

Ndërkohë PD po punon për të gjetur dy “zjarrvënësit e Edi Ramës”, mes turmës, për të cilët ka dëshmi të shumta.
Në çdo protestë të PD, ka civilë të shërbimeve që kryeministri e Proda i tij i përdorin për të dëmtuar kauzën e drejtë të qytetarëve.
Deklaratat e dëshpëruara sot, fyerjet e sulmet përçarëse të Ramës nuk pinë më ujë.
Të gjithë e njohin portretin e tij të vërtetë që është gjysma-gys e gjysma belë, krim dhe korrupsion.

Dhe një gjë është e qartë. Turpin dhe njollën Shqipërisë ja vendos ti që e vjedh atë në çdo tender e pasuri publike, jo ata që protestojnë kundër krimit e korrupsionit. Qytetarët e demokratët që po protestojnë po i shpëtojnë nderin vendit.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco