Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit/ PD, Berisha: Akt i mirëfilltë agresioni nga regjimi autokratik i Ajetollahëve!

Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjirit/ PD, Berisha: Akt i mirëfilltë agresioni nga regjimi autokratik i Ajetollahëve!

12:36, 01/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj sulmeve që Irani ka ndërmarrë ndaj vendeve të Gjirit, teksa SHBA-Izrael shënjestruan liderin Suprem, Khamenei së bashku me anëtarë të familjes së tij, apo dhe udhëheqës të tjërë iranianë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryetari i PD, Sali Berisha dënoi me forcë sulmin e Iranit ndaj vendeve të Gjirit, duke shprehur solidaritet të plotë me vendet mike.

‘Regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit’, thuhet në reagimin e kryedemokratit Sali Berisha.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Regjimi autokratik i Teheranit ka zgjedhur si rrugë mbijetese agresionin e çmendur ndaj vendeve të Gjirit Persik, Katarit, Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuvajtit dhe Bahreinit.

Partia Demokratike shpreh solidaritetin e plotë ndaj këtyre vendeve mike dhe dënon me forcën më të madhe sulmet e regjimit të Ajetullahëve kundër tyre, si një akt të mirëfilltë agresioni ndaj tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco