Goditja ushtarake e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit që çoi në vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, nuk ishte një veprim i befasishëm, por një lëvizje strategjike e parashikuar prej kohësh, me objektiva që shtrihen përtej Lindjes së Mesme.
I ftuar në edicionin e paradites në Syri Tv, diplomati Agim Nesho, tha se ky sulm ishte pjesë e një plani më të gjerë amerikan për të siguruar supremacinë në një botë multipolare, duke shënjestruar direkt rivalin kryesor global: Kinën.
Nesho shpjegoni se goditja ndaj Iranit ishte e pritshme dhe e paralajmëruar nga shumë analistë botërorë. Ai thekson se pas lëvizjeve në Venezuelë, Irani ishte hapi i radhës në strategjinë amerikane, i ndjekur më pas nga Kuba.
Qëllimi kryesor i kësaj strategjie është përballja me Kinën. Irani konsiderohet një kundërshtar kyç, pasi bën pjesë në një aks me Korenë e Veriut dhe Rusinë, të cilat shihen si kërcënim për "civilizimin perëndimor dhe demokracinë në botë".
Duke marrë kontrollin mbi këtë pikë strategjike, sipas diplomatit, SHBA e bën Kinën më të varur nga burimet energjetike që kontrollohen nga Uashingtoni dhe aleatët e tij. Kjo lëvizje, sipas tij, shërben për të kufizuar veprimtarinë ekspansioniste të Kinës, përfshirë këtu edhe kërcënimin e mundshëm ndaj Tajvanit.
Para dy muajsh kam thënë që pas kapjes së liderit në Venezuela, Maduros, veprimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të siguruar atë supremacinë e saj në një botë multipolare, do të ishte sigurisht Irani dhe më vonë Kuba. Këto janë lëvizjet strategjike që po bën politika amerikane për disa qëllime. Në radhë të parë, kompeticioni i saj kryesor është në luftën ndaj kundërshtarit kryesor që është Kina. Prandaj dihet që Irani, si një vend i cili është në brenda aksit të bashkëpunimit me fuqitë si Koreja e Veriut, me Rusinë, Irani po edhe Kina, janë kundërshtarët kryesorë të civilizimit perëndimor, të demokracisë në botë. Prandaj dihej që Iranin në radhë të parë do të, do të goditej për dy qëllime. Në radhë të parë për të siguruar një stabilitet më të qëndrueshëm në Lindjen e Mesme.
Sulmi i disa muajve më përpara e dobësoi regjimin e Iranit, por nuk i hoqi të drejtën që të rindërtonte dhe të punonte për ndërtimin e armëve bërthamore. Regjimi i Ajatollahëve në Iran mendonte se mund të bëhej i pavarur, ashtu si Korea e Veriut, dhe të të kundërshtonte politikat e perëndimit vetëm duke patur një armë bërthamore, duke kërcënuar civilizimin perëndimor. Dhe rreziku në këto regjime janë për arsye sepse janë regjime ideologjike, teokratike, të cilët nuk marrin parasysh ekzistencën e njeriut, të jetës, të zhvillimit të shoqërisë, por i përdorin për qëllime ideologjike të mbajtjes së regjimit të tyre. Prandaj ishte tepër e rrezikshme dhe kjo justifikonte veprimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është e para.
Së dyti, dihet që në lojën gjeopolitike, për të ngushtuar më tepër hapësirat e Kinës që të kundërshtojë dhe t'i kundërvihet me të gjithë iniciativat e tanishme të saj, si me zgjerimin e rrugës së të lidhjeve dhe komunikimeve të saja ekonomike që më vonë do të ishin lidhje strategjike për të dominuar botën, që ka Kina, ashtu edhe me politikat e saj për të rikthyer marrjen e Tajvanit e të tjera, dihet që Kina një nga pikat e saj më të dobëta e ka çështjen e pajisjes me gaz dhe me naftë. Dhe dihet që Irani është një nga prodhuesit dhe suportuesit e e naftës për në Kinë.
Duke marrë një pikë strategjike, ose më mirë, duke e kontrolluar këtë në Lindjen e Mesme, sigurisht dhe Kina bëhet në një farë mënyre dependente nga burimet energjetike, të cilat kontrollohen tashmë nga Lindja e Mesme, jo vetëm nga vendet arabe, po edhe nga fuqitë e tjera, siç është Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Venezuela dhe të tjera. Pra, është në një farë mënyre është një kontroll e cila e bën të detyrueshme edhe kontrollin e veprimtarisë ekspansioniste të Kinës në të ardhmen, sidomos rreziku që që përbën një sulm i mundshëm ndaj Tajvanit sot kur në botën multipolare, fuqitë e mëdha botërore kërkojnë të zgjerojnë ato influencat e tyre në të gjithë botën.
Prandaj, ky sulm, i cili ishte një, një sulm i përbashkët i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bashkë me Izraelin, realizuan një qëllim duke goditur jo për të shkatërruar dhe patur dëme në popullin iranian, po për të asgjësuar kupolën e një lideri i cili që nga '89-a, një lider ideologjik, një lider i cili kishte ngritur platformën e tij në një luftë dhe një revolucion permanent dhe vdekje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku nënkuptonte gjithë veprimtarinë e fuqisë më të madhe demokratike të botës, ishte lëvizja e duhur kur t'i jepte mundësi, ashtu siç e tha edhe presidenti amerikan, popullit iranian që të merrte në dorë fatet e tij.
Në radhë të parë, goditja e liderit suprem, sigurisht, krijon një paralizë totale të sistemit të vendimmarrjes, për arsye se regjimet teokratike të mullahëve janë njësoj si regjime ideologjike, të cilat vendimmarrjen e tyre e shikojnë në mënyrë vertikale dhe në kreun e ose në udhëheqësinë e cila drejton Republikën Islamike të Iranit. Pra, në një farë mënyre paralizon një, një kundërpërgjigje dhe jep mundësi të gjitha forcave të ndryshme, opinionit publik, organizatave, rikthimit të forcave të ish-mbretit Pelavi, të cilat do të tregojnë tashmë atë përkrahjen e tyre për marrjen dhe rikthimin e një sistemi demokratik të nevojshëm për një qytetërim nga më të lashtët në botë, që ishte mohuar nga kapja e sistemit prej mullahëve të një regjimi teokratik të papranueshëm për shekullin e 21-të.
© SYRI.net