Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se prania e të rinjve në marshimin protestë sot ishte energjia dhe guximi i marshimit të kryengritjes paqësore.
Duke marrë flamurin kombëtar në dorë ai tha 'Siç përcollëm Lubinë, do të përcjellim edhe Edi Ramën'.
Tre orë zgjati marshimi protestë që opozita organizoi sot pasdite në Tiranë. Kjo ishte protesta e 5 -të kombëtare e thirrur nga opozita, dhe e 4-ta brenda këtij viti për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike që do çonte vendin në zgjedhje të lira.
Zoti Berisha, si do vijojë aksioni juaj?
Sali Berisha: Absolutisht do vijojë e pandalshme, e fuqishme gjer në fitore.
A i sheh këta këtu?
Në qoftë se unë u them tani, për 25 minuta këta janë në Surrel.
E kam shumë të qartë atë unë.
Po pse, kot. Unë kam besim të plotë tek ju, tek guximi juaj, tek qëndresa juaj.
Ndaj dhe një mirënjohje për këtë marshim kryengritës paqësor që Tirana nuk e ka parë ndonjëherë.
I dhatë Tiranës një vitalitet, një besim, një guxim që kishte shumë nevojë.
Tani, të gatashëm na pret kryengritja tjetër.
Ne nuk ndalemi.
Bota këtë pret, shqiptarët këtë presin nga ne, miqtë tanë në Europë dhe në botë këtë presin nga ne.
Edi Rama, vrimën e miut, nuk ke ku futesh.Në çfarë date është protesta e radhës?
Sali Berisha: Protestën e radhës do ua njoftojmë shumë shpejt. Ja, sa më shpejt. Bravo. Bravo, bravo!
Zoti Berisha, do jetë në këtë formë apo në forma të tjera?
Sali Berisha: Tani, do jetë forma që ta tmerrojë më shumë Edi Ramën. Ju e patë vetë se si ishte bërë gjysmë mejt tek bënte vetëmbrojtjen në bankën e akuzës.
U garantoj o miq se siç përcollëm Lubinë, do përcjellim Ramën ne.
Po, po, nuk ka ku të shkojë!
Ja, ylli, ky është superstari i marshimit.
Sot, prania e të rinjve, e adoleshentëve dhe të rinjve ishte kampion.
Ata ishin ç’është e vërteta balli, energjia, guximi i marshimit kryengritës.
Bravo, bravo, bravo!
© SYRI.net