Marshimin e opozitës, ministrja e Brendshme në detyrë, Albana Koçiu e quan provokim. Në një reagim zyrtar, Koçiu thotë se të shkosh me molotov në Drejtorinë e Policisë është një dëshirë e ethshme për përshkallëzim.
Po ashtu, Koçiu ashtu si shefi i saj flet për koshat e "Mbeturinave". Siç duket edhe ajo edhe Rama janë shumë të mërzitur që opozita mundi të kontrollojë revoltën e qytetarave edhe pasi u sulmuan dhunshëm nga banditët e Prodës me gaz lotsjellës
Ky zjarr – thotë ajo- ‘nuk djeg dot asnjë reformë dhe as të ardhmen europiane të Shqipërisë’.
Harron Koçiu se BE i ka vënë vizën Ramës dhe qeverisë së tij. Dhe kjo është si pasojë e sjelljes së bandës së hajdutëve në qeverinë ku është promovuar edhe Koçiu.
Siç duket deklaratat e europarlamentarëve për lidhjet e qeverisë me korrupsionin, krimin dhe kartelet e kanë "çmendur" edhe Koçiun e cila ka frikë se nuk do ti gëzoje për shumë kohë privilegjet e të qenin zëvendëse e liderit.
© SYRI.net