Noka: Askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës as me gaz lotsjellës, as me ujë, as me spraj

20:11, 28/02/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasi qëndruan për disa minuta para Kryeministrisë, protestuesit, të prirë nga kreu i PD, Sali Berisha dhe deputetë të Partisë Demokratike, kanë nisur një marshim drejt disa pikave kyçe të Tiranës.

Sipas raportimeve nga terreni, itinerari i planifikuar më tej përfshin një marshim drejt Bankës së Shqipërisë dhe më pas në Unazën e Vogël të kryeqytetit.

Në një deklaratë për mediat gjatë marshimit, deputeti Flamur Noka dha një mesazh të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se asgjë nuk mund ta ndalë revoltën qytetare.

“Askush nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës. As me gaz lotsjellës, as me ujë, as me spray. As klanxhinjtë proda, as banda e tij në Policinë e Shtetit,” deklaroi Noka.

Ai theksoi se marshimi do të vijojë në të gjitha rrugët e Tiranës, pasi, sipas tij, ato u përkasin qytetarëve.

Noka:

Askush nuk ia shpëton dot lëkurën as me gaz lotsjellës, as me ujë, as me spraj, me asgjë nuk ia shpëton dot lëkurën Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale.
As narko-Proda, as banda e tij në Policinë e Shtetit.
Ne jemi të vendosur në rrugëtimin tonë dhe asgjë nuk na ndal.
Ne jemi në marshim.
Tirana u takon qytetarëve hdhe jo barbarëve të pushtetit.
Marshim në Tiranë. 
Të gjithë rrugët e Tiranës do të jenë të qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco