Edi Rama e sulmoi opozitën me gjuhën e mullahëve, në sheshin e protestës dhe në median sociale.
Ndërkohë që ushtari i tij në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, pengoi protestën paqësore në mënyrë të paligjshme dhe sulmoi protestuesit paqësorë me gaz lotsjellës dhe ujë me piper, Edi Rama bëri një postim online.
“Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës,” shkruan Rama duke shpifur, pasi opozita nuk ka dalë kundër qytetarëve të Tiranës, ndërkohë që qytetarët e Tiranës kanë dalë në krah të opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Kurse bota e lirë është kundër mullahëve sepse ata po shtypin demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Edi Rama nuk ka bërë asgjë më pak me manipulimin e zgjedhjeve, dhunën ndaj opozitës dhe grushtin e shtetit për të mbrojtur korrupsionin e tij.
© SYRI.net