Ndërsa protestuesit janë nisur nga Kryeministria në drejtim të ambienteve të Policia e Shtetit, Ilir Proda ka lëshuar policinë për tu bllokuar rrugën protestuesve dhe për të mos lejuar avancimin e mëtejshëm të tyre.
Gazetarët e SYRI TV raportojnë se në zonë është aktivizuar kordoni i policisë përgjatë Bulevardi Gjergj Fishta, ndërsa janë pozicionuar edhe automjete ujëhedhëse.
Kordoni policor është vendosur mes bulevardit dhe Drejtorisë së Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërkohë protestuesit bëjnë thirrje për lirimin e rrugës.
© SYRI.net