Qindra qytetarë, mbështetës të opozitës por edhe qytetarë të thjeshtë, janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës kombëtare që do të mbahet sot në orën 18:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Protestues nga Berati, Kuçova, Dimali, Skrapari dhe Poliçani janë organizuar për të marrë pjesë në tubimin që do të zhvillohet në bulevardin kryesor, përpara godinës së Kryeministria e Shqipërisë.
Opozita kërkon me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe lejimin Shqipërisë për të hyrë në zgjedhje të lira e të ndershmë, të cilat me Edi Ramën kryeministër janë dëshmuar tashmë se nuk mbahe kurrët të tilla. Kjo protestë cilësohet si një moment i rëndësishëm për vendin, duke theksuar se “ora e ndryshimit është shumë afër” dhe se është koha që qytetarët të marrin fatin e vendit në dorë, shprehen përfaqësuesit kryesore të opozitës.
Në rang qarku, sipas organizatorëve, janë nisur mbi 210 automjete, ndërsa protestës i është bashkuar edhe një autobus me të rinj. Nisja e protestuesve u bë në mënyrë të organizuar nga një pikë karburanti në zonën e Moravës, në dalje të qytetit. Ndërkohë, disa mjete të tjera me protestues janë nisur që prej mbrëmjes së djeshme.
Kryetari i degës së PD-së Berat, Kasion Hasimetaj, deklaroi për Syri TV se çdo ditë po rritet numri i protestuesve nga rrethi i Beratit dhe i gjithë qarku që u bashkohen tubimeve të opozitës.
“Qëndresa jonë e detyroi Ramën të shkarkojë gjysmën e ministrave. Ne nuk do të ndalemi”, u shpreh Hasimetaj, duke theksuar se protestat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë.
© SYRI.net