Nga Petrit Vasili
Në këto ditë agonie për Edi Ramën, ku nga çdo cep e qoshe dalin të korruptuar të të gjitha niveleve dhe kriza politike është në kulmin e saj, ai nxori fytyrën e vërtetë të një personi, që me demokracinë dhe liritë e njeriut nuk ka asnjë lidhje.
Rama së bashku me Vuçiç, një autokrat tjetër i njëjtë me të, ka dalë hapur kundër integrimit europian dhe anëtarësimit në BE të Shqipërisë.
Këtë e ka bërë sheshit në një intervistë në gazetën më të madhe gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Rama dhe si vëllai i tij, Vuçiç kanë kërkuar një realisht, një "fake anëtarësim" apo gjoja anëtarësim të kategorisë së dytë të pjesshëm, pa të drejta të plota, pa anëtarësim real, pa të drejtë veto si të gjithë vendet anëtare, pra realisht një gjoja anëtarësim vetëm e vetëm sa për t’u hedhur hi syve shqiptarëve.
Anëtarësimi i vërtetë dhe i plotë në BE kërkon sundim të demokracisë, shtetit ligjor dhe respektim absolut të lirive dhe të drejtave të njeriut, tre kërkesa, që Rama i urren si një kryeministër i korruptuar dhe i inkriminuar, që është.
Në këtë situatë i vetmi qeë mund t’i bashkëngjitej Ramës në këtë projekt mashtrues demagogjik është Vuçiç, rekordet e të cilit janë po aq të errëta sa të Ramës.
Lajm i mirë është vetëm se Rama ka hequr përfundimisht çdo maskë dhe ka dalë hapur kundër integrimit europian dhe parametrave demokratike të detyrueshëm të BE dhe po përgatit alibinë për të bashkëpunuar hapur me shtete dhe realitete të errëta antidemokratike dhe antiperëndimore drejt autokratëve në lindje të globit.
Kam shkruar shpesh për orientimin e rrezikshëm pro lindor të Ramës, kam dëgjuar edhe plot hajvanë mediatik rilindas, që buzëqeshnin me ironi idiote, por tashme faktet janë kaq flagrante sa asnjë avokati mediatike nuk ia del dot të shfajësojë Ramën, që publikisht ka nxjerrë fytyrën anti integrim.
Shqiptaret duhet të protestojnë fort e shume fort sepse me Ramën në zyrën e kryeministrit e ardhmja e tyre do te jetë nga me të zezat drejt një pushteti gjithmonë e më të kriminalizuar dhe antieuropian që do t’iu grabisë pronën, lirinë e shprehjes, të punësimit, të shëndetit dhe do t’i detyrojë të largohen nga vendi.
Tashmë maskat janë hequr dhe ndërkombëtarët europiane, që kanë mbështetur këtë kryeministër duhet të skuqen, t’u vijë turp dhe të mbyllin gojën sepse ia ku e kanë monstrën antieuropë që gatuan me duart e tyre në këmbim të ca zarfëve të majmë me euro.
© SYRI.net